Foto ilustruese

I nxehti përvëlues përfshin edhe Evropën Jugore! Alarmi i kuq për 10 qytete, përfshirë Firencen dhe Romën

13 Korrik 2023, 09:32| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 16:21

  • Share

Rikthehet i nxehti përvëlues në Evropë, ku përveç Afrikës veriperëndimore temperatura rekord janë shënuar në disa pjesë të Evropës Jugore. Alarmi i kuq është është lëshuar për 10 qytete, përfshirë Firencen dhe Romën.

Javët e fundit niveli i përgjithshëm i temperaturave në botë ka shënuar një rekord të ri duke sjellë një rezultat të pashënuar kurrë më parë.

I nxehti i pandalshëm po përfshin gjithnjë e më shumë edhe vendet e Evropës jugore.
Temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë celcius në disa zona të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë.

Në Itali, temperaturat mund të arrijnë deri në 48.8C, ndërsa alarmi i kuq është lëshuar për 10 qytete, përfshirë Firencen dhe Romën.

Pse kjo verë kaq e nxehtë?

Vala e të nxehtit 'Cerberus' e quajtur nga Shoqëria Meteorologjike Italiane sipas përbindëshit me tre koka që shfaqet në ferrin e Dantes - pritet të sjellë të nxehtë ekstrem në ditët në vijim.

Zyra Meteorologjike thotë se temperaturat do të arrijnë kulmin këtë të premte, ku zona të mëdha të Evropës Jugore mund të shohin temperatura nga 40 gradë celsius dhe ndoshta edhe më të larta.

Nxehtësia ka të ngjarë të vazhdojë edhe në fundjavë, dhe në Pragë, kryeqyteti çek, temperaturat mund të arrijnë deri në 36 gradë celsius.

Temperatura më e nxehtë ndonjëherë në Evropë prej 48,8 gradë Celsius, u regjistrua pranë Sirakuzës në ishullin italian të Siçilisë në gusht 2021.

Më shumë se 60 mijë njerëz vdiqën në Evropë si pasojë e të nxehtit vitin e kaluar, ndërsa  frika është se kjo valë e të nxehtit mund të shkaktojë shumë më shumë vdekje këtë verë.

Ekspertët thonë se periudhat e motit jashtëzakonisht të nxehtë po bëhen më të shpeshta dhe ndryshimi i klimës do të thotë se tani është normale të përjetohen temperatura rekord.

Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit me Distanca të Mesme tha se në nivel global, qershori i këtij viti ishte më i nxehti i regjistruar.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?