Qeveria ka ndërmarrë një nismë ku propozon ndryshime të orarit të punës për punonjësit e administratës, duke i dhënë atyre liri të plotë që të zgjedhin kur duan të punojnë. Në propozimin e bërë publik ditën e sotme, thuhet se administrata do duhet të punojnë 8 orë e 30 minuta nga e hëna në të enjten, dhe 6 orë të premten.
Ndërkohë, fashën e orareve se kur duan të vijnë në punë mund ta zgjedhin vetë, mjafton që puna të mos lihet bosh çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.
Sipas ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdenit që ka propozuar këtë nismë, qëllimi është efikasiteti në administratën publike dhe një balancim më të mirë të jetës dhe punës.
“Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka propozuar një ndryshim në VKM nr. 568, datë 6.10.2021 “Për miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, që prezanton për herë të parë në administratën publike konceptin e orarit ditor fleksibël.
Fleksibiliteti në orarin e punës ka qenë një kërkesë kryesore e shprehur nga punonjësit e administratës, me qëllim krijimin e një mjedisi pune më mbështetës për të gjithë.
Projektvendimi propozon që brenda kohëzgjatjes ditore të punës, të punësuarit të kenë mundësinë të zgjedhin oraret kur do të kryejnë orët e plota të ditës së punës, duke caktuar një fashë orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në punë.
Specifikisht, në kuadër të këtij projektvendimi propozohet në institucionet e administratës shtetërore:
• Kohëzgjatja ditore e orëve të punës të jetë 8 orë e 30 minuta nga e hëna deri të enjten dhe 6 orë ditën e premte.
• Orari ditor i punës të jetë fleksibël, me kushtin që të plotësohen orët e plota (pra 8.5 orë dhe 6 orë).
• Fasha e detyrueshme orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në vendet e tyre të punës, të jetë çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.
Kjo iniciativë vjen si përgjigje për të përmirësuar fleksibilitetin dhe efikasitetin në administratën publike, duke reflektuar nevojat e punonjësve për një orar më të përshtatshëm dhe një balancim më të mirë të jetës dhe punës.
Ky ndryshim nuk është i lidhur me temperaturat e larta të ditëve të fundit, sikurse është publikuar në disa portale, por me injektimin në mënyrë të qëndrueshme të fleksibilitetit në punë”.
Administrata duhet për votime o Qen të trëndafilave..Bile vetëm të shkruajmë emrin në mëngjes se erdhën në punë nja 10 minuta,pastaj të ikin në qejf të tyre gjithë ditën.Se rrogat 1000 euroshe i paguan shqiptari delenxhi që rropatet në punë dhe 15 orë në ditë për ti paguar taksat gjatoshit..Vafshi në djall plehra të trëndafilave..
PërgjigjuMe sa duket qenka me lire te paguash administraten pa vajtur ne pune sesa te vendosesh kondicionere neper zyra. Se mos do i kontrolloje njeri ata se kur do vene e kur do ikin. . Populli i shkrete qe do pervelohet neper vape duke vajtur dere me dere zyre qe do jene me te mbyllura sesa gjitmone. Populli do i paguaje ato halle, qe 99.9% i shkaktojne administrata, duke bredhur dere ne dere neper vape me shprese se do gjeje njeri ne ato zyra. Nderkohe administrata do punoje nga kafenete, plazhet, edhe pse jo nga resortet e Turqise. Rehatlleku i administrates eshte me i rendesishem se ata nxirren neper mitingje te partise edhe ne votime. Jemi apo nuk jemi vit fushate? A te lumsha administraten qe punon sipas qejfit ne vape, se kur eshte fresket e shkrijne. Rrofte Partia.
Përgjigjuo qeveri maskarenjsh dhe te pa aftesh patronazisht qe doni ti hidhni si syrit keti populli te vuajtur. vini dhe ikni kur te doni ju prandaj sju plas per njerzit.
Përgjigjupo pensionistet do marin donje gje per tu freskuar ??? puntoret qe nuk i lepihen shevave do marin ndonje gje ??? apo vetem sufllaqrxhinjte ???
Përgjigju