I nxehti saharian po ndihet edhe në kryeqytet, ku qytetarët mundohen të gjejnë mënyra alternative për t’i shpëtuar vapës.
Kur termometri shënon 39 gradë celsius, për moshën e tretë kryesisht i nxehti shihet tepër sfidues, ku krahas problemeve të moshës po përballen edhe me temperaturat e larta.
“Më keq nuk ka ku të shkojë, kështu që do e durojmë”.
“Ja na e di Zoti lart”, thonë disa të moshuar.
Të sëmurët kronikë përpiqen t’i shmangin daljet, por shpesh janë të detyruar të lëvizin edhe në orët e pikut.
“Lëre mos e pyet se po vdesim rrugëve, unë jam edhe me diabet. Me një shishe ujë në dorë”.
“Vapa s’durohet, ne që jemi të sëmurë nuk e durojmë fare. Po s’kemi as kushte që të shkojmë në plazhe, kështu që do e durojmë”.
“Ndezim freskueset ndonjëherë”, shprehen disa prej tyre.
Pamundësia financiare dhe pensioni i ulët ka detyruar pensionistët të izolohen në shtëpitë e tyre, duke mos shijuar asnjë ditë freskinë e plazhit, apo të frekuentojnë zonat periferike të Tiranës.
“Me çfarë t’i bëj pushimet me 150 mijë lek pension që kam, ajo s’të del më ngrënë bukë, jo më të bëj pushime”.
“Ke parë ndonjë pensionistë të bëj pushime, më shumë blejnë ilaçe sesa hanë ushqim. Jo zemër, u bënë 10 vjet pensionistë, asnjë ditë pushim se nuk e përballojmë dot.”
Edhe pse të paktë në numër, pensionistët që ia kanë dalë të bëjnë pushime, thonë për Report TV se shpenzimet ua kanë paguar fëmijët, pasi pensioni që ata marrin nuk u del as për ilaçe.
“Kam bërë pushime, isha në Greqi. Çmimet si këtu dhe atje shumë keq, të larta. Sa marr unë pension 100 mijë lek, çdo bësh. Më ndihmoi djali", thotë një i moshuar.
Në një kohë që shumë lakmojnë për të pushuar jashtë vendit në këtë sezon veror, Kujtimi dhe Flora Peposhi, prej 24 vitesh rikthehen çdo verë në atdhe. Ata jetojnë në Itali, ndërsa thonë për Report TV, që Shqipërinë nuk do ta tradhtonin kurrë për pushime.
“Ka 24 vjet që jemi emigrantë në Itali. Në Shqipëri vijmë çdo vit, pushimet i bëjmë këtu gjithmonë. Të jem i sinqertë, plazhet që janë këtu nuk ka asgjë më tepër Italia se vendi këtu. Përveç familjes, janë afërmit që na kthejnë, është vendi këtu, shumë gjëra”, thonë ata.
Nuk janë të paktë në numur pensionistët jo,janë aq sa mund të rtëzojnë çdo qeveri që i le në këtë gjendje mizerabël,por gjendja fizike i pengon të bashkohen e marrin atë që i takon. Me dhjetra shkrime për pensionet,dhe asnjë nuk është i qartë...ushqejnë shpresa të parealizueshme...sa turp...sa turp.
PërgjigjuMos u mërzisni o pensioniste,ju rrini ne shtepi se ne po shkojme e bejme pushime luksoze,kemi nevoje per energji se do u rrisim pensionet,vitin tjeter ju ne vorr ose ne plazh
PërgjigjuBiri e vdishni o pensionista , se nuk e çan menderen asnje , rrogat e tyre votuan unanimisht dhe i çuan sa deshen vete , hallall e paçin , kane gjetur shesh e bejne pershesh