Sociale

I nxehti saharian, nesër termometri arrin deri në 41 gradë! Në fundjavë priten reshje lokale shiu e rënie temperaturash

15 Gusht 2024, 13:44| Përditesimi: 15 Gusht 2024, 13:45

  • Share

Vendi ynë do të vijojë të karakterizohet nga temperatura të larta, ndikuar nga i nxehti saharian. 

Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, moti do të jetë i kthjellët, me vranësira kalimtare në relievet kodrinore -malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Në zonat malore dhe bregdet temperaturat do të shkojnë deri në 39 gradë dhe në vendet e ulëta deri në 41 gradë.

Ndërkohë, parashikohet që intensiteti i të nxehtit të bjerë në fundjavë dhe fillimin e javës së ardhshme, kur priten edhe reshje lokale shiu.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?