Një incident i pakëndshëm ka ndodhur mbrëmë pas ndeshjes Tottenham-Norwich ku vendasit u eliminuan nga FA Cup. Protagonist ishte futbollisti i Tottenham Eric Dier që u kap me një nga tifozët në stadium i cili fillimisht u tha se po ofendonte futbollistët.
Më tej u zbulua se ai ishte kapur me vëllain e futbollistit Dier, me këtë të fundit që nuk e kishte duruar situatën për shkak se aty ndodhej edhe familja e tij. Dier kapërceu një pas një shkallët e stadiumit dhe u afrua duke u konfliktuar me tifozin, por që nuk kaloi në përplasje fizike pasi ndërhynë disa të pranishëm.
“Ky personi e fyeu Ericun, familja ishte atje, vëllai i vogël nuk ishte i kënaqur me situatën,” – tha Mourinho për BBC Sport. – “Mendoj se Eric bëri atë që ne, profesionistët, nuk mund ta bëjmë, por me siguri të gjithë do të bënin.”
Tifozët, që u ndodhën pranë incidentit, shpërndarë pamjet në mediat sociale.