Futbollisti shqiptar i Besiktas Ernest Muçi

‘I padëshiruari’ Muçi aktivizohet në fund te Besiktas, gjen golin sapo prek fushën e gjelbër (VIDEO)

19 Gusht, 09:18| Përditesimi: 19 Gusht, 09:21

  • Share

Futbollisti i kombëtares shqiptare Ernest Muçi ka gjetur golin e parë sezonal me Beshiktash edhe pse luajti shumë pak minuta. 23-vjeçari, i kthyer në një zëvendësues që prej ardhjes së trajner Van Brokorst, u aktivizua në minutën e 88 në ndeshjen që Besiktas po udhëhiqte 3-2 kundër Antalyaspor.

Mjaftuan pak sekonda lojë, teksa në shtesë shqiptari vulosi fitoren me shifrat 4-2. Për Muçin kjo ishte ndeshja e parë që aktivizohej këtë sezon, pasi flitet se mund të largohet nga turqit, duke qenë se pas blerjes së Rafa Silvës nuk pëlqehet më si zgjedhje e parë nga trajneri holandez.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?