'I paguajmë taksat si në kohë paqe, jo lufte', biznesi i vogël: Protesta nëse qeveria nuk na ndihmon

1 Maj 2020, 23:05| Përditesimi: 1 Maj 2020, 23:07

  • Share

Kryetari i shoqatës së biznesit të vogël, Albert Nasto tha në emisioni "Pa Protokoll" në Report Tv se nëse qeveria nuk ndihmon biznesin e vogël me grante, lehtësime fiskale, heqje taksash apo ndihma në çdo mënyrë, atëherë 80 % e bizneseve do të falimentojnë sapo të hapin qepenin. Nasto parashikoi edhe protesta nëse qeveria nuk ndihmon biznesin. Kreu i shoqatës së biznesit të vogël tha se gjatë pandemisë mbyllën qepenat 90 mijë biznese dhe se aktualisht janë të hapura rreth 15 mijë.

"90 mijë biznese kanë mbyllur qepenat pas 55 ditësh dhe tani janë të hapura rreth 15 mijë biznese. Bizneset kryesore që kanë fuqi të madhe punëtore janë të mbyllura. Këto punësojnë 250-260 mijë qytetar. Paketa financiare nuk është një ndihmë për bizneset, por është një ndihmë sociale për qytetarët. Taksat nuk janë hequr, por janë shtyrë fare pak me ndonjë pikë. Në kohë lufte taksat nuk do na merreshin, prandaj ne si shoqatë ne nuk e quajmë kohë lufte. Ne vijomë të paguajmë taksat si në kohë paqe. Nëse biznesi nuk ndihmohen me grante të ndryshme, me lehtësime fiskale shumë biznese mbyllen përfundimisht. Ca është bërë deri tani nuk mjafton. 80 % e bizneseve të vogla do të falimentojnë sapo të hapen. Biznesi duhet ndihmuar urgjent në forma të ndryshme. Do të bëjnë protesta të papara nëse nuk na ndihmon qeveria", tha Nasto.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?