TIRANË-Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga kritikat ndaj njerëzve të drejtësisë, ndonëse KLGJ dhe Unioni i Gjyqtarëve e ka quajtur ndërhyrje në pavarësinë e drejtësisë. Për Report Tv, shefi i qeverisë Rama thotë se do të merret personalisht me të gjithë ata njerëz të drejtësisë që shkelin me këmbë popullin dhe japin vendime në favor të ndërtuesve që kanë shkelur ligjin.
Kritikat më të ashpra i ka për Unionin e Gjyqtarëve, për të cilët thotë se janë ata që kanë kërkuar rritje pagash, edhe pse njerëzit e drejtësisë janë më të paguarit në rajon. Kjo s’do të thotë që pagat e tyre do rriten sa herë rriten pagat e mësuesve apo mjekësve, tha kryeministri Edi Rama, duke shtuar se populli i paguan sa frëngu pulën.
“Unë jam marrë me ta dhe do merrem prapë me ta, për një çështje të interesit publik, jo për një çështje të lidhur me ndonjë individ. Është një çështje edhe personale, sepse ata të Unionit janë ata që shkojnë në kushtetuese dhe kërkojnë rritje pagash në mënyrë të vazhdueshme, prapë kanë kërkuar rritje pagash, U bë një rritje pagash dhe u tejkalua skema natyrale e çdo shteti e piramidës së pagave, vetëm për t’iu dhënë fuqi gjykatësve dhe prokurorëve në funksion të reformës që të ndiheshin të mbështetur dhe të mirëpaguar dhe janë më të mirë të paguarit në rajon, por kjo s’do të thotë që ata duhet të vazhdojnë të jenë mbi presidentin e Republikës. Kjo s’do të thotë që sa herë rriten pagat e mësuesve e policëve, pagat e tyre duhet të rriten se duhet të jenë gjithmonë më lart. Këta janë ata të unionin, u shqetësuan ata. Po unë si t’ia bëj se në momentin kur qytetarët denoncojnë dhe thonë kemi këtë këtu dhe na ka zënë rrugën. Ishte marrë masë sigurie për një godinë ku familjet kalonin përmes lokalit që të çonin fëmijët në shkollë, ishte zënë rruga mes pallateve dhe për të dalë në rrugën kryesore duhet të futeshin në lokale. Çfarë tu them unë, nuk e keni nga unë e nga qeveria”, tha Rama.
Kryeministri thotë se nuk mund të qëndrojë pa folur, kur qytetarët i kanë besuar 83 mandate.
“Si të bej unë, të pushoj, mos të flas fare. Ata të rrinë mendjen që më dhanë mua 83 mandate që të rrinë më atë zaptuesin, shko kap një gjykatë dhe gjykatësi merr masë sigurie në 8 të mëngjesit, as nuk e di fare për ca merr masë sigurie. Arsyeja e vetme është që jo vetëm është interes publik, por edhe personale në raportin me qytetarët dhe gjithë qeverisë. Nëse njerëzit thonë këtij ia lanë, këtij ja hoqën, s’kam asnjë lloj dinjiteti dhe që njerëzit duhet ta dinë, aty ku nuk hiqet, nuk është qeveria, nuk është bashkia, inspektorati, është ky me emër dhe mbiemër dhe portret atje. Ky që po them unë nuk është anatemim, kjo është shkelje e ligjit dhe është e vetmja mënyrë që unë kam gjetur. Nuk është fare normale, por çfarë të bëj unë, të pres ILD, atë të pres, që amniston në tavolinë Gjelin e Thethit dhe gjënë më flagrante që shpall mosfillimin e çështjes pa i hyrë fare fakteve, por në momentin kur do shkelin popullin, që në pikë të sabahut dhe dalin atje pa pikë përgjegjësie, i paguan si frëngu pulën ky popull ata, i kemi dhënë pavarësinë që se kane pasur që nga 19912, por deri tek marrja e fytyrës në publik. Ndërkohë që ata si njeh njeri. Kjo nuk është normale, pro jam normalizuar jashtëzakonisht shumë nga çfarë kam qenë. Të jap të drejtë por skam si ja bëj ndryshe, e patolerushme të shkelet me këmbë një komunitet dhe të mendojnë ata që halli i tyre vazhdon se nuk zbatohet ajo që unë kam thënë. Kjo nuk ndodh, e keni peshqesh nga ky tipi, ta dinë ata, që e di veten super pushtet. Kushtetuta thotë janë 3 pushtet të pavarura, nuk thotë është njëri. Cila është pavarësia ime, pavarësia për të marrë vendime dhe për të zbatuar. Ata kanë pavarësi për të gjykuar ligjshmërinë e vendimeve tona, por jo për të gjykuar a duhet ta marrim apo s’duhet ta marrim një vendim, këtë nuk e negociojmë ne, ata të bëjnë punën e tyre, ne kemi punën tonë. Kjo nuk është normale. Ajo tjetra është kriminale. Kjo e imja nuk është normale por shpresoj të mos marrin më masa sigurie dhe të mos më vënë në këtë pozitë”, tha Rama.
Lajmi në përditësim...
Komente
