Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e Ardian Hajdarit për të pyetur 67 persona në cilësinë e dëshmitarëve, për të cilët pretendon se u ka ofruar ndihmë juridike falas, por fillimisht u refuzua nga ana e prokurores së SPAK, Dorina Bejko. Ndërkohë, GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari, për përjashtimin e gjyqtares Atalanta Zeqiri.
Prokuroria kërkoi të rrëzohen provat shkresore të dërguara nga Hajdari, por Gjykata vendosi të pranojë disa prej tyre duke përjashtuar artikujt e mediave online. Deklaratat me të cilat Hajdari pretendon se ka mbrojtur klientë falas, prokuroria pretendon se ka ndodhur pasi është marrë i pandehur.
Hajdari kërkoi të pyeten 67 dëshmitarë që vërtetojnë sipas tij, se iu ka afruar ndihmesë ligjore falas, kërkesë të cilën togat e zeza e pranuan ndërsa më datë 24 nëntor nis me pyetjen e 5 të parëve. Ardian Hajdari akuzohet për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “fshehje e të ardhurave”.
Hajdari kishte kërkuar përjashtimin e kryesueses së seancës, Atalanta Zeqiraj, me pretednimin se kishte konstatuar faktin se gjyqtarja kishte miqësi me kallëzuesen e tij, ish-prokuroren Antoneta Sevdari. Ai u shpreh se ka frike se procesi ndaj tij nuk do të jetë i drejtë. Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK.