TIRANË - Ish-Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahiu është paraqitur mesditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, Spahia u paraqit së bashku me avokatin e tij.
Kujtojmë se disa javë më parë, në datën 21 janar 2025, Spahia u mor i pandehur nga ana e SPAK.
Ish-kryebashkiaku u mor i pandehur për shkak të shkarkimit në shkelje të ligjit, të drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve në kohën kur drejtonte Bashkinë Shkodër.
Spahia është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë. Vetë Spahia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat mbi këto akuza.
Kjo është e disata herë që Spahia paraqitet në ambinetet e Prokurorisë së Posaçme. Më parë ai ka deklaruar se ishte paraqitur për një çështje që nuk ka asnjë interes publik dhe nuk ka lidhje as me korrupsionin e as me krimin.
Lajmi ne perditesim...
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)