I paregjistruar nga KQZ por Berisha del në fushatë, nuk mban 'premtimin', sulmon kandidatët e Bashës: Luan Hoti kishte frikë nga vota juaj, zgjodhi Lul Bravën

6 Shkurt 2022, 12:03| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 18:31

  • Share

DURRËS- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e la jashtë koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë, por kjo nuk e ka penguar Sali Berishën që të nis fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 Marsit.Nga Sukthi, Berisha prezantoi kandidatin e LSI-së dhe PDK-së, Ardian Mukën, por duke përdorur simbolet dhe logon e Partisë Demokratike.

Pavarësisht se kishte ‘premtuar’ se nuk do të sulmonte asnjë nga kandidatët e Luzlim Bashës, Berisha e theu premtim duke thumbuar Luan Hotin. Ai tha se Luan Hoti e kishte derën e hapur në primare, por kishte frikë nga vota e lirë, prandaj zgjodhi Lul Bravën.

“Ne vijmë këtu me një kandidat që është historia pozitive e qytetit tuaj, është bërë një biznesmen i nderuar, nuk i është nënshtruar presioneve të mafies e qeverisë. I besoj atij sepse e zgjodhët ju, asnjë kandidat në primaret që u zhvilluan më 30 janar, nuk erdhi nga komisioni, kryesia apo Berisha, që të gjithë dolën nga ju, u votuan nga ju. Ju siguroj unë se dyert për primare ishin të hapura edhe për Luan Hotin, por Luan Hoti nuk e donte votën, kishte frikë nga vota juaj. Ne pa votën tuaj nuk e emëronim kurrë, në vend se të testohej në primare, zgjodhi të jetë kandidat i Lul Bravës”, u shpreh Berisha.

Teksa bëri thirrje për të votuar Ardian Mukën, Berisha tha se çdo votë për kandidatin e Lulzim Bashës konvertohet në një votë për të mbajtur Edi Ramën në pushtet. Duke risjellë në vëmendje, Vangjush Dakon, të shpallur ‘non grata’, Berisha shigjetoi Emirjana Sakon, duke thënë se vota e çuar për kandidaten e Ramës dhe Dakos është votë drejtë së shkuarës, duke ‘harruar’ kështu që vetë është i shpallur ‘non grata’.

“Ndaj edhe u ftoj juve këtu, ftoj të gjithë banorët e kësaj treve, të rrethit të Durrës, më 6 mars çdo votë për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Ardian Mukën. Vota për kandidatin e Edi Ramës dhe peshkaqenit më ta madh që ka parë gjithë gjiri i Durrësit, Vangjush Dako, është vota më e humbur, drejt të shkuarës, për varfërinë ju lutem asnjëri mos t’i lejojë vetes një gabim të tillë. Kurse vota për kandidatin e Lul Bravës është votë për Edi Ramën dhe pushtetin e tij”, tha Berisha.

Berisha hodhi akuza kundrejt Edi ramës, dukë thënë se me nisëm ‘Open Balkan’ e ka kthyer Shqipërinë në vasal të Serbisë.

“Rama e ka shtuar Shqipërinë në një vasal të Beogradit. Kam biseduar me shumë fermerë, që të gjithë rrëqethen para idesë së Ballkanit të Hapur sepse do të thotë konkurrenca e pandershme”, tha Berisha.

Më 4 shkurt, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi përjashtoi Komisionin e Rithemelimit nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokristiane. KQZ mori këtë vendim duke argumentuar se Sali Berisha përdor simbolet Partisë Demokratike dhe nuk mund të jetë pjesë e një procesi zgjedhor sepse cenohet interesi i një force tjetër politike. Celibashi e regjistroi koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' vetëm me LSI-në dhe PDK-në e Nard Ndokës.

Ora 12:45
Berisha 'non grata' për një tjetër 'non grata': Vangjush Dako, e shkuara! Peshkaqeni më i madh në gjirin e Durrësit

1644148037_1644144774Screenshot1.jpg

Sali Berisha edhe përse vetë është i shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Durrësi ka kujtuar sot Vangjush Dakon i shpallur ‘non grata’, duke e cilësuar si të shkuarën.

“Vota për kandidatin e Edi Ramës dhe peshkaqenit më ta madh që ka parë gjithë gjiri i Durrësit, Vangjush Dako, është vota më e humbur, drejt të shkuarës”, tha Berisha.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aleksadros: 12/02/2022 16:26

    akoma nuke u ngope me pushtetre o batakshi e ne qashime nga Enveri ai qe te beri doktor

    Përgjigju
  • Iris: 07/02/2022 01:41

    /Armiku i kundershtarit tim eshte miku im./ Eh mor Sali, si kthehet rrota e fatit!Dje kryetar partie,kryeminister, president,deputet partie kerkoje shkarkimin e Ilir Metes,sot je kthyer ne nje ushtar i rendomte propagande per LSI e Metes.Sa poshte te bejne te ulesh te keqiat qe ke bere dhe qe te kane zene!

    Përgjigju
  • O tej: 06/02/2022 17:42

    Leni peshkaqenet por ty qente e rruges kane per te pshurrur o qen me morra Berish.

    Përgjigju
  • O Berish: 06/02/2022 17:38

    O shkerdhste nuk ke shpetim. USA ta ka ba Sheqeren mbare e mbrapsht.

    Përgjigju
  • Ledi: 06/02/2022 15:13

    Dako peshkaqen i gjirit te Durresit dge qofte largu peshkaqen i Adriatikut dhe Jonit.Kush flet per korrupsion non grata e USA

    Përgjigju
  • Luigji: 06/02/2022 13:53

    Ti vertet ke probleme me vet veten,ate fundin qe te uronin kundershtaret po ja afron vetes

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/02/2022 13:04

    Ky shpellari komunist non grata do vazhdoj keshtu deri sa te jete kryeminister kryerilindasi qe "udheheq" reformen ne drejtesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?