Foto ilustruese

I pari kryeqytet europian, Parisi ndalon qarkullimin e skuterave elektrikë

1 Shtator 2023, 19:29| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 19:46

  • Share

Parisi është i pari kryeqytet europian pa skuterë elektrik në qarkullim.

Prej këtij 1 Shtatori është në fuqi ligji që ndalon përdorimin e tyre në rrugët e kryeqytetit francez.

Ndalimi me ligj pason një referendum të zhvilluar më 2 Prill, ku një shumicë dërrmuese prej 89% të qytetarëve pjesëmarrës ishin kundër lejimit të tyre për të qarkulluar nëpër rrugë e trotuare.

Vitin e kaluar, vetëm në Paris janë regjistruar 459 aksidente, ku janë përfshirë skuterët elektrikë, ndër të cilët pati edhe 3 viktima.

Në 2021 në gjithë Francën u shënua shifra më e lartë e viktimave nga aksidentet me këto mjete, 24 në total.

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makiwa: 01/09/2023 20:12

    Gjaja ma e mire qe kan ba , asht momenti qe edhe ne Rome ku jetoj ti hekin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?