I pari përfundoi në kaos/ Komisioni për Debatet Presidenciale në SHBA bën ndryshime në format për dy të tjerat

30 Shtator 2020, 20:04| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 20:08

  • Share

Komisioni për Debatet Presidenciale në SHBA njoftoi sot se po shqyrton mundësinë e ndryshimeve në format për debatet e mbetura mes Joe Biden dhe Donadl Trump pasi ky i fundit pasi vazhdimisht shpërfilli rregullat, duke bërë që debate të rezultonte një kaos total.

"Debati i natës së kaluar bëri të qartë se rregulla shtesë duhet t'i shtohen formatit të debateve të mbetura mes dy rivalëve presidencialë për të siguruar një diskutim më të rregullt të çështjeve," tha CPD në një deklaratë

Gjithashtu u bë e ditur se Komisioni për Debatet Presidenciale po punon me të dy kandidatët përpara debateve të tjera për të arritur në një grup rregullash të dakorduara mes palëve. 

Ndryshimi i strukturës së debateve në minutën e fundit është jashtëzakonisht e pazakontë në SHBA dhe një dëshmi e asaj se sa jashtë kontrollit ishte ngjarja e së martës mbrëma.

Megjithëse moderatori i Fox News Chris Wallace u kritikua nga disa për moskontrollin mbi debatin dhe lejimin e Trump të mbizotërojë në skenë, Komisioni e falënderoi Wallace për punën e tij.

"Komisioni I është mirënjohës Chris Wallace për profesionalizmin dhe aftësinë që ai solli në debatin e mbrëmshëm”.

Nuk është saktësisht e qartë se çfarë ndryshimesh do të miratojë Komisioni për Debatet Presidenciale dhe nëse kandidatët do të pajtohen me to.

Debati i ardhshëm presidencial midis Trump dhe Biden është më 15 tetor në Miami kurse ai i fundit më 22 tetor në Nashville.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?