I pari që zbuloi transferimin e Ronaldos, gazetari: Guardiola ka firmosur për 4 vite me Juventusin

9 Mars 2019, 15:10| Përditesimi: 9 Mars 2019, 15:14

  • Share

“Guardiola do të jetë trajner i Juventusit për 4 vite,”-kjo është deklarata e bujshme e bërë nga gazetari Luigi Geulpa, i cili ishte I pari që zbulopi transferimin e Cristiano Ronaldo-s te bardhezinjtë.

Në një intervistë për radion spanjolle “CRC” Geulpa teksualisht është shprehur: “Kam zbuluar se Pep Guardiola tashmë ka arritur marrëveshje verbale me Juventusin për 4 vitet e ardhshme. Ma ka thënë i njëjti person që më tha se Ronadlo do shkojë te Juventus.”

Që prej humbjes në Champions me Atletico-n në Itali po flitet gjërësisht për largimin e Alegri-t në fund të sezonit dhe nuk do të ishte çudi që Guardiola të merrte pozicionin e tij. Më herët spanjolli ka drejtuar në “La Liga”, “Bundesligë” dhe “Premier League”, dhe nuk do të ishte çudi që të provonte edhe një eksperiencë në “Seria A”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?