I pastër në të tre shtyllat e vlerësimit, konfirmohet në detyrë drejtori i Kufirit, Eduart Merkaj (VIDEO)

13 Janar 2020, 09:39| Përditesimi: 13 Janar 2020, 10:50

  • Share

Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Sipas trupës vlerësuese deklaroi se Merkaj ka dalë i pastër nga hetimet në bazuar në 3 komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Trupa e vlerësimit e përbërë nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta pas konstatimeve se Eduart Merkaj rezulton pa problem në të tre komponentët e vlerësimit vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

Merkaj është pjesë e strukturave të policisë së shtetit që prej vitit 2007 teksa ka mbajtur disa poste të rëndësishme ndërsa prej janarit të vitit 2019 drejton departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

Eduart Merkaj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bledi: 13/01/2020 14:25

    rrespekte Shefit e meriton urime te metejshme

    Përgjigju
  • Eno: 13/01/2020 14:08

    Ky petulla ka dy merita, e para eshte djali shoferit te ish ministrit shpirtzi xhafa dhe e dyta eshte i shoqi i nje gjyqtareje ne tirane(e dores trete)! Tjeter gje apo merite nuk ka se nuk i ka thene njeri puna e mbare, petull mo parazit! Suksese te metejshme o KOK e policis shtetit!

    Përgjigju
    • vali: 19/07/2022 18:09

      Futyra me poshter qe ka pasur policia. Te gjithe e njohin kete bastard, por kane frik te flasin nga kuçedra qe e vuri ne ate post. Moster ne sojin e tij

  • Genti: 13/01/2020 14:03

    Urime Edi...

    Përgjigju
  • One: 13/01/2020 13:29

    Ky the eshte veting jo i qe bejne nderkombetaret. Shpejt e shpejt te gjithe te paster. Me kete rast hiqet dhe njolla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?