Aktori Bes Kallaku

VIP & Spektakël

I pasur, i pashëm dhe me makinë borxh, Bes Kallaku ironi me reperin (Foto)

4 Tetor 2018, 18:07| Përditesimi: 4 Tetor 2018, 18:10

  • Share

Capital T është një nga reperët më të njohur shqiptarë i cili ka korrur suksese që prej kohës kur u shfaq për herë të pare. Këngët e tij janë kthyer në hite, dhe klipet e tij kanë rënë në sy për stilin e veçantë që përcjell.

Mirëpo Capital T është gjithashtu shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij momente të ndryshme nga jeta private.  Ditën e sotme ka publikuar një foto me një makinë superluksoze të verdhë.

“Mos e merrni jetën shumë seriozisht, film i metrazhit t’shkurt osht, have fun and enjoy it as much as u can,”- shkruan reperi krahas fotos.

Shumë ndjekës e kanë komplimentuar, por aktori i humorit Bes Kallaku ka bërë një shaka me të, duke i thënë që ta dorëzojë makinën tek pronari pasi ta mbarojë punë.

Komentet në foton e Capital T

“Edhe ti vlla mos e merr makinën seriozisht kur të mbarosh punë, lerja prapë atij që ja ke marrë,”- shkruan Besi.

“Patjetër, sapo të mbaroj punë,”- ja ka kthyer Kapo.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?