Përveç vrasjeve i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar edhe për aktivitetin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, që është marrë Laert Haxhiu.
Report Tv mëson se bëhet fjalë për linjën e trafikut të kokainës që vinte nga Amerika Latine në Portin e Pireut, një nga portet më të mëdha në Greqi dhe ku sipas të penduarit Tafani, Haxhiu ka qenë një ndër bashkëpunëtorët kryesorë të kësaj linje trafiku.
I penduari i drejtësisë ka dhënë sqarime lidhur me këtë trafik e ngarkesat e shumta që kanë kaluar në këtë itenerar deri në Portin e Pierut. Këto të dhëna po verifikohen edhe nga prokurorët që po bashkëpunojnë me prokurorët grekë
Gjithashtu Tafani ka treguar dhe detaje për grupet kriminale që kanë bashkëpunuar me të kryesisht në trafikun e lëndës narkotike. Bëhet fjalë për grupe kriminale që operojnë në Fier, Tepelenë dhe Saranda, prandaj pritet që të kemi edhe masa të tjera sigurie. Nga informacionet që kam Prokuroria e Elbasanit po bashkëpunon me Prokurorinë e Posaçme dhe po vlerësohet nëse SPAK do e marrë në dorë këtë dosje" raporton gazetarja e Report Tv Keti Banushi.
Artan Tafani është marrë disa herë në pyetje nga prokurorët e Elbasanit pasi ka pranuar të japë dëshmi në lidhje me ngjarjet kriminale të grupit të Laert Haxhiut.
Bëhet fjalë dhe për një tjetër vrasje që ka ndodhur në zonën Fier-Lushnje por nuk jepen shumë detaje pasi në këtë ngjarje i penduari nuk ka qenë vetë pjesëmarrës por ka informacione.
Laert Haxhiu u arrestua më 24 shtator 2023 në një hotelnë autostradë në zonën e Lushnjes si autori i grabitjes së 30 mijë eurove në një dyqan të këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje ai pranoi të bashkëpunonte me prokurorinë duke treguar krimet që banda e Laert Haxhiut, pjesë e të cilit ishte dhe vetë ka kryer ndër vite. Bëhet fjalë për zbardhjen e 6 vrasjeve, 2 vjedhje me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje dhe 1 rast të kanosjes së punonjësve të policisë.
Dy prej vrasjeve për të cilat sipas prokurorisë ka prova që Laert Haxhiu ishte porositësi dhe organizatori janë kryer në Greqi dhe autoritetet shqiptare do i dorëzojnë dokumentet Athinës për të kërkuar dhe ekstradimin e tij në Shqipëri.
Pendimi i Tafanit çoi dhe në ekzekutimin e megaoperacionit "Kurrë mos harro' me firmosjen e 15 urdhërarretesve. Nga këta 11 janë të arrestuar dhe 4 në kërkim.
Lajmi ne perditesim ...
Ushtari i Sajmir Taullat eshte ky,ate perfaqesonte ne Athine.Bashke me Jul Sulen e Dash Labin...
PërgjigjuPse fut emra qe ste takon dhe pa dite gje o karabush!!!
Gramoz si e ke mbiemrin dhe ne cilen lagje te lushnjes jeton, se do vij te bej nje vizite, ta pijm nje kafe para se te shkosh ne gomë të sherifes !!
Kush je o Gramoz o pedderast i qelbur mos permend emra, se ke dgju llafe lushnjarsh.