Kronikë

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani dërgohet në urgjencën e QSUT, ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe komplikacione në zemër

6 Shtator, 20:04| Përditesimi: 6 Shtator, 20:54

  • Share

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është transportuar mbrëmjen e sotme në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" QSUT në Tiranë, pas komplikacioneve shëndetësore.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Dumani ka shfaqur simptoma të takikardisë, rritje të rrahjeve të zemrës, të shoqëruara më pas edhe me vështirësi në frymëmarrje.

Ai është shoqëruar me masa të larta sigurie nga Forcat Speciale të Burgjeve dhe nga njësia elitare RENEA.

Për këtë është njoftuar edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke qenë se Dumani është dëshmitar kyç në disa prej çështjeve më të bujshme kriminale në vend.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tij aktuale shëndetësore.

Kush është Nuredin Dumani?

Nuredin Dumani u arrestua në mars të vitit 2022 në qytetin e Fierit gjatë një aksioni policor pak orë, pasi vetë ai kishte mbetur i plagosur në një shkëmbim me armë zjarri në aksin Elbasan-Peqin te kryqëzimi i Cërrikut. Nuredin Dumani, vrasës me pagesë, është bërë i penduar i drejtësisë dhe u ka treguar hetuesve ngjarjet kriminale ku është përfshirë, vrasjet që ka bërë, përplasjet me ish-shokun e tij Talo Çela (i shumëkërkuar i policisë), si dhe ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Elbasan e Durrës. Dumani  është arrestuar në kuadër të operacionit 'Plumbi i Artë'.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?