Doloreza Musabelliu, Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Merita Selimi

I penduari: Laertit iu fiksua të vriste prokuroren e SPAK Musabelli dhe Selimin e Lushnjes! Të dyja kishin hetuar dosjen! Do vrisnim avokat Dogën, na shpëtoi për fije

30 Shtator 2023, 20:41| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 07:21

  • Share

Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shenjëstër të grupit të Laert Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes.

Një fakt i tillë tronditës ka dalë nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë Artan Tafani, i cili ka shpjeguar para prokurorit Kreshnik Ajazi se, prokuroria Musabelli ishte vendosur në rreth të kuq nga Laert Haxhiu.

Gazetari Elton Qyno zbulon detaje tronditëse mbi dëshminë e bashkëpuntorit të prokurorisë, i cili ka dhënë një përshkrim të detajuar për mënyrën se çfarë po bënin për të eleminuar fizikisht tre anëtarët e Drejtësisë Shqiptare, Doloreza Musabelli prokurore në SPAK, Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokatin e Lushnjës, Adriatik Doga.

I penduari Tafani ka treguar se në planin për tu ekzekutuar ishte dhe avokati Adriatik Guri alias “Doga”, i cili në fraksion sekonde i ka shpëtuar vrasjes, në muajin Tetor 2021 në Lushnjë.

Për vrasjen e avokatit sipas bashkëpuntorit të prokurorisë ishte impenjuar personalisht Laert Haxhiu. Ndërsa pjesë në këtë vrasje të mbetur në tentativë ishte dhe Lulzim Arapi.

Vrasja e avokatit ka dështuar për fije pasi, në momentin kur grupi kriminal zbarkoi me arsenalin e armëve para banesës së objektivit, Adriatik Doga, rastësisht ka takuar një komshiun e tij.

Kjo ka sjellë që tre personat Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Lulzim Arapi, të mos veprojnë për të qëlluar por të presin. Mirëpo avokati së bashku me komshiun, janë drejtuar në hyrje të pallatit dhe nuk ka dalë.

Dështimi i vrasjes së avokatit u krye edhe për shkak se në atë periudhë, në muajin Tetor 2021, grupi i Laert Haxhiut, planifikoi dhe vrau Elton Mermalin, ish-anëtarin e bandës së Lushnjës.

Mes emrave që ishin futur në planin e Laert Haxhiut për tu vrarë ishte Doloreza Musabelli, por dhe një tjetër prokurore në qytetin e Lushnjës, e quajtur Merita Selimi.

Në fakt Selimi, ishte prokurorja që hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Pas dy viteve hetime, Selimi ka shpallur moskopetencën duke sjellë dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK.

Prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetting) me dy votat e Brunilda Bekteshit, Etleda Çiftja. Një votë “pro” kalimit të saj të procesit të “Vettingut” ishte ajo e Lulzim Hamitaj, por nuk mjaftoi.

Çeshtjen e ka marë Doloreza Musabelli, prokurore në SPAK. Ku aktualisht ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun.

Sipas bashkëpuntorit të drejtësisë të dyja prokuroret janë ndjekur për disa muaj, ku përgatitja e Laert Haxhiut dhe anëtarëve të grupit të tij, ishte vrasja e tyre ose të familjarëve.

Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelli është provuar të jetë ndjekur nga grupi i Laert Haxhiut. Një fakt të tillë e ka dhënë dhe bashkëpuntori i prokurorisë së Elbasanit, i cili ka treguar se:

”…Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjesthëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.

Ndërsa tashmë vijonte gjyqin për dënimin e Laertit. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po ja bënte gropën. Atij ju fiksua që ta friste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.

E kemi ndjekur prokuroren Doloreza Musabelli, për disa kohë me rradhë. I kemi bërë foto asaj, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë tia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte.

Më pas do veprohej për të ekzekutuar prokuroren Musabelli ose ndonjë nga njerëzit e afërm të saj. Laerti kishte siguruar armët dhe gjithçka tjetër…”-ka deklaruar bashkëpuntori i prokurorisë Artan Tafani.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • era: 01/10/2023 10:52

    Keto prokroret e SKAPIT po i mbroni se ne fakt te mborjtur jane me gjithe ato bodigard qe kane, ndonje pune konkrete nuk kan bere dhe nuk presim qe te bejen se vetem neper televizore rrine, po prokuroret dhe gjyqtaret e tjere qe kane marre gjithe keto kosto ne lufte me kriminelet qe po i heqen vetingu i partise me ato ska gje le ti vrasin . Shiperia u katandis si mos me keq pasi vendin po e drejtojne krimi dhe kriminelet bashke me keto prokurer dhe gjyqtare te partise. te narroje Edi me shoketet e tij kriminele.

    Përgjigju
  • Ardi: 01/10/2023 10:00

    Me vjen keq se eshte vendi im po si eshte katandisur Shiperia duhet izoluar nga te gjithe shtetet.Kriminelet te azgjesohen si dukur ne dhoma gazi pa gjyq.Nuk e meriton Shqiperia kete ka vetem 3 milion dhe ka krimim te frikshem.Angli Gjermani mbushur plot me llum e kriminel.

    Përgjigju
  • Polic #: 01/10/2023 02:36

    Zakonisht bëhen vrasje për pushtet dhe pasuri. Këta trapat siç duket pijnë bar të keq dhe shohin filma shumë...se çfarë bëjnë prokurorët për vete e tregon ajo ngjarja me Rrajat që qëlluan atë prokurorin..,

    Përgjigju
    • Tao: 02/10/2023 10:25

      Po ça prokuroresh do vriste ai morracaku? Ka vrare veç njerez te pambrojtur qe kane qene objektiva te lehte per t'u vrare, s'ka vrare ndonje koke bande apo emer te njohur se s'ka pas tru te bente plane te tilla. Aman eshte niveli i Klevios qe mbushin hundet me mall dhe u duket vetja El Chapo. Ve tritol tjetrit ne dyqan per muhabete tik-toku apo inate kalamajsh.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?