SHBA-Një 26-vjeçar u dënua me 24 vjet burg shtesë për vrasjen e shokut të tij të qelisë, i cili i kishte përdhunuar motrën e mitur. Shane Goldsby, 26 vjeç, vrau shokun e qelisë Robert Munger, 70 vjeç, i cili ishte dënuar me 43 vite burg për përdhunimin e fëmijëve dhe pornografi. 70-vjeçari ndodhej në burg për vujatjen e dënimit, kur në qelinë e tij u caktua të rrijë edhe 26-vjeçari Shane Goldsby.
Gjatë qëndrimit në burgun e Washington, 26-vjeçari zbuloi se motra e tij e mitur kishte rënë gjithashtu pre e përdhunimit nga 70-vjeçari dhe kur ai kishte nisur t’i tregonte detaj nga ngjarja e rëndë, nuk kishte durua më dhe e kishte vrarë. 26-vjeçari shprehet se dëgjoi 70-vjeçarin të mburrej për krimet e tij dhe gjatë ajrimit e vrau duke e goditur në kokë dhe fytyrë plot 14 herë. Munger vdiq tre ditë më vonë nga plagët e marra.
“Kisha kaq shumë gjëra që po ndodhnin në kokën tim. Unë s’po duroja dot më, sepse Munger donte të më jepte detaje për atë që i kishte bërë motrës time”, tha 26-vjeçari, i cili ndodhej në burg pas një konflikti që kishte bërë me një patrullë policie. Dënimit të tij tashmë i janë shtuar edhe 24 vite burg për vrasjen e të burgosurit.
Perhapja e vatrave te zjarrit me diference te vogel ne kohe.me njera tjetren dhe me shtrirje ne te gjitha qarqet. ne zonat me te pyllzuara dhe me te veshtira per te nderhyre ne kushte normale.nuk eshte rastesi.keto jane veprime.te studiura me kujdes.nga dollibashet e politikes.qe te vrasin naten dhe te qajne diten.keta piromane.nuk ka shqiptar qe nuk e di ku strehohen.kush i pagun.dhe kush i mbron.Falenderim per rfektivat e MKZ-se.efektivat e emergjencave dhe te gjithe ata heroj qe marin pjese ne keto veprimtari te lodheshme e me rrezik.nje falenderim te vecante per pilotet qe po punojne me perkushtim
Përgjigju