Evazion fiskal me firmën e të moshuarës së vdekur, Meta: Krimi ka kapërcyer çdo imagjinatë! Manja: Ke hall tjetër, ato denoncime janë bërë prej vitesh

12 Korrik 2022, 10:14| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 21:09

  • Share

Për Presidentin Ilir Meta inceneratorët kanë përdorur firmat edhe të personave të vdekur për të bërë evazion fiskale. Duke publikuar një kronikë televizive Meta thotë se për të marrë pensionin pensionistëve u kërkohet që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.

“Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më”, shkruan Meta.

Reagimit të presidentit iu bashkëngjit një përgjigje nga ministri i Drejtësie, Ulsi Manja i cili me anë të një postimi në Facebook ka hedhur poshtë pretendimin e tij. Sipas Manjës, akuza e Metës nuk qëndron pasi denoncimi për rastin në fjalë është bërë para shumë vitesh nga hetimi tatimor. 

Kujtojmë se akuza e Metës ka të bëjë me rastin e të moshuarës, 84-vjeçares Gjyste Sermi, nga Lezha.

Në fakt bëhet fjalë për rastin e të moshuarës, 84-vjeçares Gjyste Sermi, nga Lezha. Shqiptarja.com ka shkruar më parë për ‘Frangaj International’, kompania nga Lezha e cila është shitur në mënyrë fiktive tek 84-vjeçarja. Në momentin e shitjes, kjo kompani i ka lënë të moshuarës një borxh ndaj Tatimeve 800 milionë lekë. Ndërkohë që sipas dokumenteve shoqëruese në QKB, shitja është bërë nga Vjollca Ymeraj. Dhe më pas aktiviteti i kompanisë është pezulluar, pra borxhi është ngrirë! Në rastin e kronikës së publikuar nga Meta bëhet fjalë për një tjetër kompani 'ELVIS - 03', në të cilën është përdorur e njëjta metodë. 

Por në asnjë moment nuk është vërtetuar, që Gjyste Sermi ka lidhje me inceneratorin e Tiranës. Nuk ka asnjë faturë që ta vërtetojë atë, fatura të cilat kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka premtuar se do t’i publikojë.

Ora 18:55
Evazion fiskal me inceneratorët/ Sekretari i LSI i përgjigjet Manjës: Ti e di që kompanitë 'me të vdekur' janë hetuar, por s'ka asnjë rezultat

1648811510_braimllari770x4331.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i është përgjigjur ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja në lidhje me aferën e inceneratorëve duke i thënë se nuk është dënuar asnjë kompani si dhe nuk është hetuar asnjë administrator ndonëse hetimet kanë nisur që prej vitit 2018.

Ndër të tjera ngre pyetjen nëse ministri i Drejtësisë e di se me cilat kompani kanë bërë evazion fiskal duke përdorur firmat e personave të vdekur.

"Ulsi, Tango kerkon dy veta, a e di kete?

Nese nuk e di, po ta themi ne: Premçi dhe Mara hetojnë inceneratorët.

Ti Ulsi e di këtë. Edhe që kompanitë "me të vdekur" janë hetuar, ti tashmë e di këtë. Po a e di ti Ulsi se më kë kompani kanë bërë evazion fiskal pronarët e “vdekur”?! Me Inceneratorët Ulsi po, po me Inceneratorët që zotrote as emrin nuk artikulon dot.

E di ti Ulsi kush nga këto kompani është dënuar??? Asnjë Ulsi, asnjë.

A e di ti Ulsi nëse është hetuar qoftë edhe administrativisht ndonjë Incenerator ???? Asnjë Ulsi asnjë. Edhe pse prej 2018 e deri më sot, hetimet vijojnë, ska asnjë rezultat për evazionin e Inceneratorëve.

Ndërkohë edhe sot u paguan 80 mijë USD.

Ulsi Tango kërkon dy veta.

Ps: Ulsi, se mos i ke marrë përsipër Erion Veliajt mbylljen e ceshtjes me prokurorët e inceneratorëve të Tiranës dhe Fierit, se do behesh kurban ti, prokuroret, reforma e gjithe shqiptaret....se Rama e qan "Kurbanin"", shkruan Braimllari.

Ora 17:32
Akuzat e Metës për inceneratorët, përgjigjet ministri i Drejtësisë: Denoncimi është bërë prej vitesh! Presidenti diçka tjetër ia prish gjumin

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas deklaratave të Presidentit, Ilir Meta në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Në një postim në Facebook, Manja shkruan se Meta vazhdon të ndot dynjanë ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur.

“Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor! Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…”, shkruan Manja në Facebook.

Ora 14:50
FOTO/ Rezulton pronare në kompanitë që kryen evazion fiskal, e moshuara që mbijeton me mbledhjen e kanoçeve shkon vetë në SPAK

Merita Hajdari, që i rezulton emri në një prej kompanive që kanë kryer evazion fiskal duke falsifikuar firmat, ka shkuar sot në SPAK për të dhënë dëshminë. Mësohet se Hajdari ka shkuar vetë në SPAK, pasi rezulton se asaj i kanë falsifikuar firmën dhe të dhënat personale.

Ndonëse rezulton pronare e një prej këtyre kompanive, pasi i është falsifikuar firma, ajo ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike. Ajo deklaron se mbijeton duke mbledhur kanoçe.

Ora 14:03
Meta: Evazioni fiskal me inceneratorët, skandal që i kalon limitet! Institucionet të reagojnë

 

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje Kuvendit që të reagojë dhe të ketë një qëndrim në lidhje me skandalin siç e quan ai me evazionin fiskale të cilin e lidh me inceneratorin e Tiranës. Në një dalje për mediat, Meta përmend edhe rastin e zonjës, të cilët i është përdorur firma edhe vite pas vdekjes së saj.

“Përveç pensionistëve që janë në azile dhe që figurojnë në mënyrë të paditur në veprime që kapërcejnë me 30 milionë, çobanë me rrogë 300 euro dhe figuron me veprime të pakryera nga ai me miliona euro, dhe së fundmi për të kuptuar banalitetin e tejskajshëm të kësaj babëzie është zbuluar edhe për një qytetare që është ndarë nga kjo tokë të paktën para 5 vitesh, por ne emër të saj në këto vite janë kryer veprime për transaksione me të paktën 5 milionë euro.  Çfarë t’i bëjmë ne qeverisë që thotë se s’ka para për helikopter për zjarret ndërkohë që në sytë e opinionit publik del një situatë kaq e rëndë korrupsioni dhe flagrante, që është edhe më poshtëruese për çdo qytetar të këtij vendi. Në këto kohë krizë kur duhet rritur mbështetja për qytetarët në nevojë shohim që askush nuk mban përgjegjësi. Shohim që prej vitesh bëhen veprime të tilla dhe bëhen në banka. Çfarë janë këto banka që pranojnë të tilla veprime, çfarë është kjo QKB, ku është krimi ekonomik, ku është institucioni i pastrimit të parave. Kush mban përgjegjësi për të gjitha këto skandale? Si mund të vazhdojë kjo afera e inceneratorëve kur dihet shumë mirë që këto para shkojnë për krimin. Ende nuk ka filluar as maja e ajsbergut të aferës së inceneratorëve”

Ora 14:00
Këlliçi: Qeveria e Ramës kryen evazion fiskal me të vdekurit, SPAK të hetojë

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i bëri thirrje SPAK që të hetojë për rastin e evazionit fiskal të 5.5 milionë eurove me firmë të falsifikuar të një të moshuare që kishte ndërruar jetë. Sipas tij, përgjegjës për këtë skemë mashtrimi është kryeministri Rama.

"Sipas traditës, shqiptari e ka zakon që, pas vdekjes së të afërmit, i shlyen çdo borxh që mund t’i ketë mbetur të ndjerit Për t’ia lënë pa barrë dhe pa gjynahe kalimin në jetën e pasosur. Qeveria e Edi Ramës, e kthyer në “qeveri të vdekjes”, punon për të kundërtën. Pasi rriti borxhin publik, duke zhytur në kamata të gjallët, nuk lë në paqe as të vdekurit. Kështu, edhe me Gjyste Sermin e ndjerë, të vdekur para dy vitesh, në emrin e së cilës figurojnë disa borxhe dhe padi në gjykatë.

E gjitha kjo si pasojë e makinacioneve të njerëzve të lidhur me aferën e inceneratorëve, në përpjekje për të fshehur dhe pastruar miliona eurot e skandalit të shekullit. Firma e Gjyste Sermit është falsifikuar dhe përdorur në veprime antiligjore, dy herë kur ishte në prag të vdekjes, dhe tri herë pas vdekjes. Në emrin e saj, post mortem, qarkulluan 5.5 milionë euro.

Në QKB janë bërë disa veprime nën firmën e saj, edhe pse statusi në gjendjen civile e shënonte si ‘e vdekur’. Kjo është një histori makabre keqpërdorimi të emrit, nderit dhe varrit të një shqiptareje. Zhbërja dhe turpërimi i një tradite të lashtë. Partia Demokratike i dënon ashpërsisht përdhosësit, mashtruesit kronikë dhe hajdutët serialë të pasurisë publike.

Ata kanë emra dhe portrete të ndryshëm, por që të gjithë gjallojnë nën hijen e Edi Ramës, ministrave dhe bandës së inceneratorëve. I bëjmë thirrje SPAK të dalë nga letargjia, të ndjekë paranë, dhe gjurma e tyre do ta çojë te porositësit e skemës. Në emër të dinjitetit dhe të ligjit duhen ndalur sa më parë ata, babëzia e të cilëve nuk ndalet para asgjëje. Ka ardhur koha që t’i themi “boll vodhe, IK!” kësaj qeverie të vdekjes", tha Këlliçi. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrit: 12/07/2022 17:45

    O Belind je bere si ato grate e keqija duke u marre me fjale

    Përgjigju
  • Joni: 12/07/2022 17:44

    Sa budallenj jeni ju te pd

    Përgjigju
  • Ilir: 12/07/2022 16:59

    Po belindi qe mbahet me i zgjuar pse e lejon veten te genjehet nga ajo parti hajdutesh

    Përgjigju
  • Ana: 12/07/2022 16:58

    Rama ka treguar nje besueshmeri me te larte se partite e tjera kundrejt popullit dhe keshtu ka fituar mbeshtetjen e plote te tyre jo si nongratat qe vetem i vidhnin

    Përgjigju
  • Suzana: 12/07/2022 16:56

    Popo qeveria e vdekjes po o e kane zhvillu kto shqiperine o se ka zhvillu njeri

    Përgjigju
  • Arber: 12/07/2022 16:55

    Kur flasin vete kto kriminelet mos ngelte njeri pa thene gje

    Përgjigju
  • Mondi: 12/07/2022 16:33

    O zot i madh kush flet ky kriminieli qe ja ka pi gjakun popullit shqiptar

    Përgjigju
  • Marinsi: 12/07/2022 16:25

    Ne qofte se heton spaku keto emrat e lakuar shpetojme nga inceneratoret si zoto e keta tjeret por nese spaku ju heton ju shpetojme gjithe shqiperine

    Përgjigju
  • Klaus: 12/07/2022 16:21

    Po o belind po per ca do qe behet e ka fajin rama , ti je edhe i zgjut mor burr mos degjo se ca thone ata non gratat e partise tende

    Përgjigju
  • Jorgo: 12/07/2022 16:17

    O ilir meta ti nuk duhet te flasesh fare per hetimet , o duhesh hetuar ti ketu ne shqiperi o sduhet hetuar njeri tjeter qe vetem i ke vjedhur ketij populli

    Përgjigju
  • Gresa: 12/07/2022 16:05

    Nuk e kuptoj se si kan ftyre keta qe dalin e flasin kot

    Përgjigju
  • Vjola: 12/07/2022 16:04

    Aman ca kan kta qe dalin e flasin kot palidhje

    Përgjigju
  • Tea: 12/07/2022 16:03

    Po ca jan keto muhabete.Akoma nuk e kane kuptuar keta te Pd qe Rama eshte kthyer ne nje njeri shume te besuar per qytetaret dhe normal qe ate do te mbeshtesim.

    Përgjigju
  • Ira: 12/07/2022 16:02

    Me kot se flisni ju te pd nuk kam pare asnje.Nuk dini ku te kapeni dhe nxirrni skenare palidhje ne horizont.

    Përgjigju
  • Prajla: 12/07/2022 16:00

    Cdo dite dalin e japin komente keta te partise non grada a thua se jane perfekt ne punen e vet. Turp

    Përgjigju
  • Marjo: 12/07/2022 15:59

    Nuk e kuptoj si mund te thon per kete qeveri qe eshte qeveria e vdekjes kur duket qarte qe eshte qeveria e vetme qe mund ta zhvilloje perpara kete vend dhe jo keta te opozites qe dine vetem te hedhin vrer per te marre pak vemendje.

    Përgjigju
  • Bora: 12/07/2022 15:59

    Po keta te pdse skane cbejne tjeter dhe hetojne e nxjerrin lloj llloj lajmesh pa lidhje. Punoni per partine tuaj ate beni

    Përgjigju
  • Jonis: 12/07/2022 15:58

    Nuk e kuptoj si mund te flasin akoma keta te opozites per keto ceshtje. Turp per kete opozite qe vetem di te hedhi vrer per qeverine.

    Përgjigju
  • Rei: 12/07/2022 15:55

    Vetem tek ju sduhet te hetoje spaku ne fakt!!! Jeni nmax perfeksion!! Po ikni mor aman se ju jeni ato qe keni bere te zezat ne kete vend,sdi si keni fytyre e flisni

    Përgjigju
  • Sea: 12/07/2022 15:52

    Po a nk keni pune mor aman qe flisni kot

    Përgjigju
  • Berti: 12/07/2022 15:52

    Per kellicin kam pat rrespekt der ne 1 far pike po tashi qe u ka bashku me salen mu zeru fare

    Përgjigju
  • Soni: 12/07/2022 15:51

    Me ka habitur shum si lajm dhe mendoj qe eshte gje e gabuar. Sa per deklaraten e kellicit, ta siguroj qe rama nuk ka gisht ne kete akt

    Përgjigju
  • Kola: 12/07/2022 14:15

    Eshte kaq shqetesues fakti qe mire si media jemi ne sinkron me qeverine po qe te behet avokat i ketij megaabuzimi? Ndodh vetem ne Shqiperi. E turpshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?