Eduart Pica 25 vjeçari i cili është qëlluar gjatë natës teksa ishte në makinën e tij në Lezhë, në 2017 është përfshirë në një aksident me vdekjen e dy personave në 2017.
Ai u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por ka qenë gjyqtarja Enkelejda Hoxha ajo që i ka dhënë pafajësinë në 2018.
Pica ka qenë arrestuar për aksidentin tragjik të 4 shokëve, me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Makina ku udhëtonin 4 shokët, është fërkuar me makinën e Picës dhe si pasojë, viktima që drejtonte automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen në rrugë.
Për pasojë atëherë kanë ndërruar jetë në spital Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, (shoferi i mjetit) dhe Altin Prendushi, 27 vjeç nga Lezha, (i cili ndodhej në vend të parë pasagjer). Dy pasagjerët që ndodheshin në sediljen e pasme dhe që mbetën të plagosur janë: Eduard Lamaj 27 vjeç nga Laçi dhe Bledar Dauti 31 vjeç nga Tirana.
Ajo ka vendosur:
“Pushimin hetimeve që lidhen me procedimin penal nr. 443, të vitit 2017 ne ngarkim te shtetasit {xxx}. -Shuarjen e mases se sigurimit vendosur nga gjykata per shtetasin {xxx} sipas nenit 261 pika 1 gërma “a” e K.Pr.Penal
-Pezullimin në tërësi të hetimeve te procedimit penal Nr. 443 te vitit 2017 qe ben fjale per vepren penale te “Shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/4 te Kodit Penal dhe ajo e “Largimit nga vendi i aksidentit” parashikuar nga neni 273 i K.Penal. -Urdherohet ***** e ***** Gjyqesor Kruje per ekzekutimit e ketij vendimi".
Lajmi kryesor: