Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi,

Kronikë

I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe anëtar i grupit kriminal të Plaurent Dervishajt, ekstradohet sot nga Dubai Dritan Shkëmbi

13 Tetor, 12:06| Përditesimi: 13 Tetor, 14:04

  • Share

Ditën e sotme pritet që të ekstradohet në Shqipëri nga Dubai, Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, i cili akuzohet se është i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi është arrestuar në Dubai në 23 shkurt të vitit 2023. Ai gjithashtu njihet edhe anëtar i grupit të Plaurent Dervishajt.

Ndaj Shkëmbit, GJKKO në vitin 2022 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për disa vepra penale.

“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi A. Sh. alias D. Sh..

Gjykara e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentativë, "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe “Vjedhja", kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dritan Shkëmbin akuzohet për përfshirjen e tij në atentatin e organizuar ndaj ish prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja në vitin 2019. 41-vjeçari dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë ka qenë në makinën që ka hapur zjarr ndaj automjetit ku ndodhej ish prokurori Arjan Ndoja që po qarkullonte në mbikalimin e Shkozetit në rrugën ‘Tiranë-Durrës’.

Dritan Shkëmbi i shpallur në kërkim nga SPAK, njihet si anëtar i bandës së Plaurent Dervishajt, i shpallur në kërkim pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Plaurent Dervishaj.

 

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?