Policia e Tiranës ka vënë në pranga të riun që ndihmoi Spartak Carën, të arratiset pasi dhunoi faturisten e OSHEE në Tiranë. Vijojnë kontrollet për 38-vjeçarin Cara, pronar i një lokali në rrugën ‘Artan Lenja’, ku punonjësja e OSHE, Rubena Hasa, shkoi për të kontrolluar matësin e energjisë elektrike.
Cara qëlloi faturisten me sende të forta në trup, pavarësisht tentativave të saj për ta sqaruar se ishte aty për të lexuar sahatin. Faturistja po mbahet nën kujdesin e mjekëve të Traumës.
Sipas Report Tv autori i dyshuar Spartak Cara, i cili dyshohet se ka dhunuar një ditë më parë faturisten e OSHEE, rezulton me probleme të shëndetit mendor. Ai nuk ka pasur njohje me faturisten, por dyshohet se për shkak të sëmundjes mendore të ketë ushtruar dhunë ndaj saj. Sipas burimeve autori i dyshuar rezulton më herët të ketë qenë i shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë. Megjithatë, deri tani 38-vjeçari nuk është gjetur nga policia.
“Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar, i cili ka ndihmuar 30-vjeçarin J.S. (i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte autorin e ngjarjes nga vendi i ngjarjes. Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e autorit të ngjarjes, 38-vjeçarit S.C. Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në rrugën "Artan Lenja", ku mbeti e dëmtuar me sende të forta punonjësja e OSHE-së, është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit L.M., 28 vjeç, banues në Tiranë.” thuhet në njoftimin e policisë.
Hasa u dërgua pranë Spitalit të Traumës në kryeqytet dhe është në gjendje stabël.
Komente

I semur mendor? Ok jo burg ama ne psikiatri e ka vendin.se ka shum trima QE smbajn pergjegjsi me ket arsye.
Përgjigju