Arben Lena

5 mijë euro për lirimin e një të burgosuri, lihet në burg kreu i Dhomës së Avokatisë Korçë! Mohon akuzat

29 Janar, 14:52| Përditesimi: 21 Maj, 21:45

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena që akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, pasi rezulton se bashkë me një grup prej 5 personazh kanë tentuar të korruptojnë gjyqtarët për lirimin e një të arrestuari.

Në seancën për caktimin e masës Lena mohoi akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.

Lena u arrestua më 27 janar, ndërsa akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës, për të liruar nga paraburgimi Blerand Kozici i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Skema u godit më 26 dhjetor të vitit 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër në detyrim paraqitje. Sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun do të merrnin 5 mijë euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Kozici, ndërsa në skemë sipas SPAK është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?