Sali Berisha ishte sot në Durrës për të festuar me mbështetësit e tij 32-vjetorin e krijimit të PD në këtë qytet.
Krah Berishës ka qenë deputeti Oerd Bylykbashi. Gjithashtu ishte dhe Artan Hoxha, ndër themeluesit e kësaj dege, Igli Cara kandidat i ‘Rithemelimit’ për zgjedhjet lokale në Durrës, Fatbardha Kadiu etj. Por në mesin e demokratëve mungon deputeti Ferdinand Xhaferaj, një prej personazheve më të rëndësishme të PD-së në Durrës.
Xhaferraj është përmendur si një prej deputetëve që ka firmosur për shkarkimin e Alibeajt dhe zgjedhjen e Salianjit në krye të grupit parlamentar të PD por mungesa e tij sot mund të jetë një tjetër mesazh se nuk i mbështet lëvizjet e Berishës.
Lajmi kryesor:
Berisha për '14 majin': Ne i futemi detit në këmbë dhe e kalojmë! Rama korruptoi ambasadorët për asgjësimin e PD! Mungon në takim Xhaferraj
K.T./ReportTv.al