Arma që iu gjet 36-vjeçarit

I përplasi makinën një natë më parë 39-vjeçarit, sot i shkoi me kallash në shtëpi dhe e kërcënoi, arrestohet 36-vjeçari në Paskuqan

20 Janar 2022, 21:41| Përditesimi: 20 Janar 2022, 21:42

  • Share

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Paskuqan, pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri një 39-vjeçar. Sipas policisë, 36-vjeçari me inicialet Sh. K. mbrëmjen e djeshme i ka dëmtuar mjetin 39-vjeçarit me inicialet M. D dhe më pas sot e ka kanosur me kallashnikov, që e kishte pa leje.

Nuk dihet marrëdhënia që kishim dy personat me njëri-tjetrin dhe as nëse ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve të mëparshme nga një sherr i momentit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?