Blogerja e njohur, Sarah Berisha ka treguar për ndjekësit e saj në Instagram një ngjarje që i ka ndodhur së fundmi. Ajo ka bërë një postim në “Instastory” ku tregon se dikush i kishte përplasur makinën dhe ishte larguar.
Por shoferi i makinës tjetër edhe pse ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ishte kujdesur që t’i linte një shënim Sarah. I tregonte se ngjarja kishte ndodhur pa dashje si dhe i kishte lënë emrin dhe numrin e kontaktit.
“Përshëndetje, unë jam… Pa dashje e kam lënduar makinën, kërkoj shumë ndjesë. Numri kontaktues…”, është shënimi që personi i ka lënë Sarah në makinë.
Blogerja i ka fshirë emrin dhe numrin e telefonit të personit në fjalë, ndërkohë bashkëngjitur me postimin ajo shkruan:
“Ka akoma njerëz të mirë”, duke e shoqëruar me 3 emoji, një të zemrës, të syrit dhe hudhrës.
Wtf...po kjo cfare arritje ka bere qe eshte vip!?
Përgjigju