I porsalinduri që u braktis nga nëna ndërroi jetë, Asllani: Në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ kemi 3 raste të braktisjes! Sociologu: Duhet ndryshuar korniza morale e shoqërisë

9 Nëntor 2023, 14:55| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 16:07

  • Share

Ngjarja e rëndë e ndodhur dje (8 nëntor) në Tiranë ku një foshnje i porsalindur u gjet i braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ka tronditur opinionin publik. I porsalinduri ndërroi jetë sot pasi ndodhej në gjendje të rëndë që prej ditës së djeshme.

Në studion e Report Tv, u diskutua për shkaqet që mund ta kenë sjellë marrjen e një vendimi kaq drastik nga nëna 30 vjeçare e cila tashmë është arrestuar nga policia.

Punonjësja sociale maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Mira Asllani, tha se në këto raste dokumentacioni do të ishte dytësor dhe se nëna duhej të ishte paraqitur në maternitet për të lindur fëmijën. Teksa foli për braktisjen e foshnjave, ajo tha se aktualisht ka 3 raste të tilla në institucionin ku punon.

“Nënat sado që mund të kenë atë situatën që duan ta mbajnë, kam përshtypjen që nëna duhet të ketë probleme, se po të ishte rast në gjendje normale, ajo do kishte ardhur në institucion. Dokumentacioni verifikohet me kalimin e kohës, problemi është që ajo nuk ka ardhur. Shëndeti i nënës dhe fëmijës janë primarë, dokumentacioni është dytësor. Për momentin kemi 3 bebe të braktisura në maternitet”- tha Asllani.

Ndërsa sociologu, Gëzim Tushi tha se duhet ndryshuar korniza morale e shoqërisë, pasi çdo fëmijë që lind është pasuri kombëtare e vendit, jo vetëm personale.

“Këto fëmijë që lindin janë pasuri kombëtare. Kjo shoqëri nuk i ka fëmijët e tepërt për t’i hedhur në kazanët e plehrave. Në shoqërinë shqiptare, po shtohen këto raste për prindër që hyjnë në lidhje intime dhe kur e kuptojnë se po bëhen prindër refuzojnë statusin e prindërimit. Pasojat bien për foshnjën.  Braktisja e fëmijës mund të jetë rezultat i një hakmarrje. Por kjo nuk është normale. Nëse kërkohet të ndëshkohet partneri tjetër, nuk mund të lihet fëmija ashtu sepse as kafshët nuk e kanë ashtu.  Mendoj se ka nevojë që çdo lloj foshnje që vjen si rezultat i një marrëdhënie seksuale, nuk mund të jetë objekt për t’u shkatërruar në këtë mëyrë. Duhet të ndryshojmë kornizënn morale të shoqërisë”- u shpreh Tushi.

Ndërsa psikologia, Stela Nikolla tha se pavarësisht faktit që nëna 30 vjeçare ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, asgjë nuk justifikon mënyrën sesi e ka braktisur foshnjën e porsalindur dhe se duhej të kishte gjetur çdo zgjidhje tjetër të mundshme.

“Ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike duke marrë parasysh edhe hormonet që gratë shtatazëna i kanë me tepricë.  Në ato momente ka qenë ndoshta kaq e rënduar psikologjikisht ndoshta dhe me familjarët që nuk i kanë ndenjur afër, babai i fëmijës që nuk e ka pranuar.  Të lindësh në një bodrum, ajo nuk e ka shijuar ndjesinë e të qenit nënë, sepse solli në jetë një ëngjëll. Nëse arrin të bëjë diçka të tillë të braktisësh një fëmijë në ato kushte në bodrum, më tej mund të bësh edhe gjëra të tjera.  Minimumi edhe tek komshiu, ti binte derës dhe të largohej me vrap që mos ta marrnin vesh që është nëna”- tha psikologia.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vetem: 09/11/2023 22:02

    E kuptoni sa VETEM ka qene ajo femer ne cdo aspekt qe ka arritur ne ate pike! Veprimi nuk ka justifikim por ndjej dhimbje dhe per ate femer. Qetesi me shpirtin e saj jam e bindur qe ska per ta gjet kurr por me bjen keq qe paska qene e braktisur nese jo fizikisjt emocionalisht si njeri nga familja e saj mbi te gjitha. Per sa kohe ajo 9muaj nuk esjte marre vesht qe esjte shtatzan imagjino terrorin dhe braktisjen e asaj femre. Kur nuk ke marr ngrohtesine dhe mbeshtetjen me shtepi del edhe e kerkon tek palacot meshkuj qe dine te zberdhejne zinxhirin direkt por qe nuk dine te mbajne pergjegjesi. 9 muaj nje femer shtatzan pa perkrahje familje dhe nga babi i femijes eshte periudje goxha e gjate qe ajo psikologjikisjt te jete tejet tejet e rendiar. Veprimi eshte i tmerrshem por une ndjej dhimbje shume per ate engjell qe iku dhe per ate femer te shkrete. Paska qene e destiniar per nje jete me vuajtje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?