Autori i vrasjes që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme, Marjus Dema dhe viktima Mehmet Qema, ishin miq të dy djemve të cilët i jepnin urdhra ushtarëve grekë, në një video që ka qarkulluar në janar të këtij viti nga mediat greke.
Njëri prej djemve të përfshirë në këtë skandal, është 29-vjeçarin Frenki Myftari, i cili ishte tashmë është vetëdorëzuar në polici, pasi ishte shpallur në kërkim pas krimit.
Në videon e cila qarkulloi disa muaj më parë, shfaqet Frenki Myftari së bashku me një shokë, të cilët të cilët i japin urdhra ushtarëve grekë dhe përshëndesin miqtë nga Shqipëria në rrugën “5 maji”.
“Përshëndes krejt shokët e mi të 5 majit, Marius Dema, Emiljan Pjetra, Erlin Peka, Tallman, Gjoni Blackcent”, dëgjohet të thotë Myftari në video.
Një pjesë e emrave të djemve të cilët përmenden në video janë shokët e viktimës dhe autorit, të krimit të mbrëmjes së djeshme në rrugën “5 maji”, të cilët ishin edhe të pranishëm.
Lajmi kryesor:
Tiranë, vret shokun me plumb në gjoks teksa pinin në lokalin që prodhonte Bitcoin! Vetëdorëzohet 28-vjeçari: E bëra pa dashje, armën e solli vetë (PAMJET para tragjedisë)
J.GJ.//ReportTv.al