COVID-i i ka marrë jetën Bashkim Koplikut, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në parlamentin e Shqipërisë. Mësohet se ai ishte shtruar në spitalin e Durrësit, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua e për pasojë u nis me avion drejt Italisë. Fatkeqësisht mësohet se ai ndërroi jetë në avion.
Bashkim Kopliku u lind më 15 korrik 1943 në Shkodër. Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me "Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë", nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës. Është autor i rreth 700 shkrimeve opinion në gazeta të ndryshme.
Lajmi kryesor:
737 raste të reja me COVID dhe 13 viktima! Ndërron jetë në avion ish- zv.kryeministri Bashkim Kopliku, ishte nisur për kurim në Itali
B.K.//ReportTv.al