Mjeku neurolog në qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Drini Dobi është transportuar në një spital në Itali dhe gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mjekët italianë i kanë dhënë shpresë për kurimin e tij nëse i sigurohet shtrimiu dhe trajtimi në spital për disa javë.
Familjarë dhe të njohur të mjekut janë bashkuar për të siguruar mbështetje financiare për kurimin që mund t'i shpëtoj jetën.
Ata kanë hapur një llogari me të dhënat në vijim, ku gjithkush mund të kontribuojë për shpëtimin e jetës së mjekut:
Emri i Përfituesit: Florida Dobi
Numri i Llogarisë: 00000512292
IBAN: AL74 2121 1401 0000 0000 0051 2292
Emri i Bankës: CREDINS BANK
Sëift: CDISALTR
Drini Dobi është mjek neurolog në QSUT prej më tepër se dy dekadash. Prej dy vitesh ai drejton Shërbimin Neurovaskular aty.
Ai ka rezultuar pozitivë me COVID-19 më 22 nëntor dhe me kalimin e kohës gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Teksa mjeku neurolog, Drini Dobi po 'lufton' ndaj koronavirusit në Itali, ministrja Ogerta Manastirliu shprehet se shteti shqiptar do të mbulojë financiarisht trajtimin e tij.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shprehur mbështetjen ndaj tij teksa shkruan se është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e mjekut.
Aktualisht, Dobi po trajtohet në Itali teksa familjarë dhe të afërm të tij kanë bërë thirrje për çdo qytetar shqiptarë që ka mundësi për të kontribuar në trajtimin e mjekut.
Postimi i ministres Ogerta Manastirliu:
Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes. Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme.
Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij. Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë. Forca Doktor Drini!
Edhe mjekët që jan kripur me lekë nga zhvatja që i kan bër njerëzve në për spitale,,, kan ngelur pa lek kan nevojë për bamirësi
PërgjigjuI lutem Zotit qe ta shpetoje kete njeri te mire, mjek profesionist dhe djale mire.
Përgjigjuou, pse nuk mbahet ne shqiperi? bjeri troc po te mbahet ne shqiperi vdes
PërgjigjuOre kete nuk kuptoj un mjek qe ka sherbyer ne kete komb te ndyre edhe kerkon ndihmen e qytetareve... Ku jan institucionet ku jan keto zemragjeret ilirushat monikushat edushat salilushat e lulushat!!? Ku eshte merita e ketij zoterie kundrejt ketij kombi!? Duke kerkuar lemoshe Apo ndihme!? Dmth me qen person normal pa mbeshtetje vdiske ne kete vend... Urime o popull! Uroj tja hedhesh ore zoti doktor! Edhe ndjehu krenar ku jeton me kete barbari pandemie.
PërgjigjuRedi trululi, te mesmen e arte e gjen shteti ,prandaj paguhet nga taksat e njerezve,po ajo qe thua ti eshte 2 duar per nje koke, maska nuk te mbron ty por mbron tjetrin prej teje , pra shendetin tend e ka ne dore cilido idiot i papergjegjshem qe mund te kollet, te peshtyje , te kruaje hunden apo b.. kur edhe si ti teket dhe qe ti nuk e shmang dot sepse mund te perballesh me kete ne cdo moment te dites, ne cep te rruges , tek dyqani i bukes duke marre djalin tek dera e shkolle e kudo,shkurt xhungel thua ti.Absolutisht JO.Fajin e ka shteti qe ben politika kontradiktore, e mbyll kur ska asnje te semure dhe e shqyen kur ka 900 ne dite, i thote mesuesve shkoni ne shkolle se s ka rrezik dhe cdo dite ka prekje nga virusi te arsimtareve edhe vdekje tragjike dhe askush nuk do ti a dije dhe askush nuk mban pergjegjesi, , thote jemi ne lufte dhe mban kafenete hapur ku dynden mileti si lopet ne grazhd, nje ekonomi qe nuk prodhon asgje dhe nuk eshte konkuruese por thjesht ekonomi sherbimesh nuk e vuan shume mbylljen, nuk vdiq njeri nga uria ne 97 , ata qe do ta vuajne jane vec klientet miljonere te qeverise.Tani qe doli vaksina vetem MBYLLJA eshte ajo qe siguron humbjet e kota te jeteve, ku shkuan ato zonat e famshme me ngjyra , jo e kuqe po e gjelber po visnje .Cdo minute vonese eshte pergjegjesi e pamohueshme e atyre qe kane ne dore fatet e vendit.edhe ky doktori i nderuar qe e njoh personalisht dhe kam shume respekt me shum gjase eshte infektuar ne vendin e punes dhe perpara se ta shpallin deshmor shteti ka detyrimin absolut ta coje edhe ne fund te botes qe ti garantohet jeta .Sherim te shpejte i dashur Drini
O Redi pse behesh qesharak dhe kundershton veten o i mbarumi i opozites?! Edhe VIPat qe kane qene jashte kane vdekur po thua, qe do te thote qe as spitalet private te Turqise nuk te bejne dot derman kur semundja eshte ne nje faze te perparuar. Nuk eshte vetem SHBA dhe Suedi, por po vuan nje bote e tere nga semundja duke perfshire edhe shtetet me te pasura dhe te zhilluara. Ti dhe shume te tjere do bllokim total, nje pjese tjeter e madhe nuk duan te mbajne maskat dhe asnje kufizim, a e gjen dot te mesmen e arte?! Bllokimin total e provuam dhe nuk e ndalem dot virusin, tani mbetet tek pergjegjesia e gjithesecilit per te ruajtur shendetin e vet dhe te dashurve. Nuk te detyron dot as qeveria e as feja e as OBSH-ja se cfare duhet te besh, je ti qe duhet t'i dalesh per zot vetes dhe familjes. Kolaps do te thote kur te mos kesh mundesi t'i japesh nje shtrat dhe oksigjen pacientit e as ilace, ndersa e dime qe sherbimi nuk mund te jete i njejte ne nje spital shteteror krahasuar me nje spital privat ku paguhet nga 700-1200 Euro nata. Protokollet e mjekimit te Covid nuk jane receta per te luftuar gripin qe i ndryshon kur te duash, s'te beri pune paracetamoli, provo njehere daleronin apo takipirinen. Kujdesu per mushkerite dhe zemren, se trurin ta paska thithur Luli. Te shkuara doktorit, sherim te shpejte.
Tani po e kuptojme me mire situaten. Thjesht ka dale jashte kontrollit. Perhapja e virusit eshte totale. Spitalet ne ate gjendje qe jane, jane ne kolaps, dhe nuk ofrojne ndonje zgjidhje. Nga media po mesojme dita dites se si personazhe vip qe kane humbur jeten nga COVID kane qene jashte, kryesisht ne Turqi. Edhe rasti i ketij zoterise deshmon qe sistemi yne ka falimentuar. Qeveria ka bere gabime te medha. Nuk ka nje shtet te dyte, vec Suedise dhe SHBA me Trump pyken, te kete masa idiote parandaluese si ne. Maska ne rruge, por jo ne ambiente publike. Mbyllje totale naten, nderkohe gjithe diten hapur e pa kurrfare distancimi. Testimi? Ca flet. Pra thjesht jemi ne dore te zotit. Dhe eshte pergjegjesi Nr.1 e qeverise.