Piktori Mustafa Arapi

I prekur me COVID, ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare piktori Mustafa Arapi

21 Janar 2021, 07:42| Përditesimi: 21 Janar 2021, 07:48

  • Share

Shuhet në moshën 70-vjeçare nga COVID-19 piktori dhe restauratori i njohur Mustafa Arapi. Arapi prej disa ditësh gjendej i shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi". 

Lajmi konfirmohet nga e bija, studiesja Dorina Arapi, e cila gjatë shtrimit në spital i bëri apel kryeministrit Edi Rama dhe ministres se kulturës Elva Margariti për kujdes ndaj këtij personaliteti të artit e kulturës shqiptare.

I lindur dhe rritur në Tiranë, Mustafa Arapi u diplomua në Unversitetin e Arteve (Akademia e Arteve) në degën e pikturës në vitin 1979.

Pas studimeve ka punuar si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Për disa vite ka qenë pedagog në Akademi të Arteve. E më tej, 1993-2006 ka qenë shef i Departamentit të Punëve të në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 40 vite ka restauruar Onufrët, Qipërjotët, Zografët, kisha afreske, ikona, banesa tradicionale etj.

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?