Policia e Tiranës ka kapur dy kushërinjtë Marjo dhe Ersjon Boja, të cilët pak ditë më parë i prenë rrugën 38-vjeçarit Redi Vata dhe më pas e dhunuan me sende të forta. Në njoftim, thuhet se pas referimit të materialeve në Prokurorinë e Tiranës, është vendosur që dy të rinjtë të hetohen në gjendje të lirë.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasit e shpallur në kërkim M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, pasi më datë 24.03.2025, në Kamzë, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. V.. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila vendosi procedimin në gjendje të lirë të këtyre 2 shtetasve."
Ngjarja ndodhi më 24 Mars, ku dy kushërinjtë i prenë rrugën me automjet 38-vjeçarit dhe më pas e goditën me sende të forta. Dyshimet ishin se konflikti të ketë ndodhur për një vajzë. Dyshimet e bluve janë se dy kushërinjtë kanë shkuar vetëm ta rrahin apo trembin Vatën, jo me qëllim për ta vrarë, ndërsa e shtëna ka qenë në ajër. Ata janë identifikuar përmes rrjeteve sociale pasi jepnin makina me qira.
Komente
