Trajneri i Italisë në futboll, Luciano Spalletti ka folur në prag të miqësores që luhet nesër kundër Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai ka thënë se të gjithë presin shumë nga ekipi i tij, i cili është kampion Evrope në fuqi.
Italia nuk do e ketë të lehtë më 15 qershor në Dormtund, teksa e nis aventurën e Euro 2024 kundër Shqipërisë në orën 21:00.
“Nuk do të ketë kurrë momente qetësie për ne, sepse ne jemi Italia, ndaj duhet të kemi pritshmëri të larta nga Europiani. Edhe pse nuk duhet harruar që në Botërorin e fundit nuk ishim fare. Gjëja më e mirë është që të mos u themi djemve se fitorja e Euro 2024 është mundësia e vetme që kemi. Duhet të jemi seriozë”, u shpreh tekniku i kombëtares së Kaltër.
Në fund një koment për listën e 26 lojtarëve. “Nuk i zgjodha unë, janë ata që e meritonin këtë fanellë, unë thjesht zgjodha më të mirët."