Pamje nga momenti i propozimit të italianit në avion

Bota

I propozoi stjuardesës gjatë udhëtimit me avion, ja si fluturimi për në Dubai u kthye në një martesë të vërtetë

5 Janar 2019, 19:37| Përditesimi: 5 Janar 2019, 19:51

  • Share

Një ngjarje tepër emocionuese ka ndodhur gjatë një fluturimi me avion nga Roma në Dubai. Stefano një djalë italian vendosi t’i propozonte të dashurës së tij, mes të udhëtimit duke angazhuar të gjithë pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit të avionit.

Ai  kishte rezervuar një biletë në avionin ku e dinte se e dashura e tij, Viktoria do të punonte si pjesë e ekuipazhit.

Ndërkohë, që  partnerja e tij Vittoria, po punonte Stefano  bashkë me anëtarët e tjerë të ekuipazhit dhe udhëtarët po e ndihmonin të dekoronte ambientin me flamuj dhe balona. E surprizuar dhe me lot Viktoria  shprehet shume  e emocionuar dhe fillon të ecë përgjatë rreshtit ku udhëtarët fillojnë t’i dhurojnë trëndafila të kuq ndërsa mbajnë para fytyrës së tyre shenja që thonë “po” në gjuhë të ndryshme.

Videoja e filmuar nga disa pasagjerë tregon momentin emocionues se si Stefano afrohet me një unazë diamante dhe pasi merr përgjigjen pozitive nga Vittoria, ai i vendos të dashurës së zemrës një unazë diamanti në gisht.

Video e filmuar nga pasagjerët e avionit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?