Andrew Griffiths, ish-ministri

Bota

I publikohen 2000 mesazhe me përmbajtje seksuale, jep dorëheqjen ministri britanik

15 Korrik 2018, 14:14| Përditesimi: 15 Korrik 2018, 14:39

  • Share

Ministri britanik i bizneseve të vegjël Andrew Griffiths, ka dhënë dorëheqjen pas publikimeve të mesazheve me përmbajtje seksuale që kishte shkëmbyer me dy femra në zonën e tij zgjedhore. Në një deklaratë ai tha se ishte thellësisht i turpëruar dhe po kërkonte ndihmë nga profesionistët për t’u siguruar që nuk do të ndodhte më kurrë.

Kërkoj falje të gjithëve atyre që besuan tek unë dhe që i zhgënjeva. Më vjen turp për sjelljen time që ka shkaktuar shqetësime për gruan dhe familjen. Më vjen turp prej Kryeministres dhe Qeverisë që me aq krenari i kam shërbyer.

Andrew Griffiths

Andrew Griffiths dorëzoi dorëheqjen në parlament mbrëmjen e së premtes. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?