Gëzim Paplekaj që deklaroi se kishte marrë lekë për votën

Kronikë

I publikoi videon ku deklaronte se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota në Lezhë, Gëzim Paplekaj dhunon dhe kërcënon me jetë personin që e filmoi

1 Maj 2021, 09:03| Përditesimi: 1 Maj 2021, 11:01

  • Share

Video e Gëzim Paplekës me figurë dhe zë se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota, të tijën dhe të familjarëve, në Lezhë u bë virale duke nisur hetimin e tij në gjendje të lirë. Pas publikimit të videos Gëzim Paplekaj u shoqërua në komisariatin e Lezhës për të sqaruar të vërtetën në lidhje me atë video, ndërsa për rastin SPAK nisi hetimet.

Por publikimi i kësaj video në rrjetet sociale nga Ylli Kacoli, 38 vjeç, nuk është pritur mirë nga vetë Gëzim Paplekaj dhe të  afërmit e tij. Ai së bashku me 3 personat e tjerë nga fisi Mirash Paplekaj,  54 vjeç,  Donald Paplekaj, 22 vjeç dhe Jetmir Paplekaj, 29 vjeç, kanë dhunuar dhe kërcënuat me jetë Ylli Kacoli, i cili kishte bërë publike videon ku pretendohej blerja e votave.

Mirash Paplekaj,  54 vjeç, Gëzim Paplekaj, 50 vjeç,  Donald Paplekaj, 22 vjeç dhe Jetmir Paplekaj, 29 vjeç, të gjithë  banues nё Torovicё të Lezhёs janë arrestuar pas mesnate pasi kanë kërcënuar me jetë dhe dhunuar Ylli Kacolin, 38 vjeç, nga Kamza.

Sipas policisë, dhunimi i Ylli Kacollit ka ndodhur më 29 prill në orën 12:00 në Torovicë të Lezhës. Gëzim Papleka dhe të afërmit e tij i dëmtuan makinën, e dhunuan dhe e kanosën me jetë në mënyrë që të bëjë dëshmi të rremë para policisë, për të shpëtuar nga ndëshkimi Paplekën.

Ky është rasti i dytë që janë referuar materialet në SPAK për krime zgjedhore në zonën e Lezhës. Më herët, u referua edhe një procedim për blerje vote nga përfaqësues të LSI.  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur 33 procedime penale për korrupsion në zgjedhje. Hetimet kanë nisur duke filluar që nga korrupsioni aktiv në zgjedhje, korrupsioni pasiv, shpërdorim detyre apo edhe përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.

Komento

Komente

  • Iris: 02/05/2021 04:50

    /KOKRAT E..../mendoj qe e ke gabim kur ngateron dhe katolicizmin,per veprimet e ketyre personave,po keshtu dhe injoranca e prapambetja,me shume se sa per shkak te politikes eshte zgjedhje personale ne fund.Por mund te them, qe veriu historikisht ka qene i veteizoluar ,si i thone fjales, qeveri me vete,nuk ka dashur qe te tjeret te nderhyjne ne menyren e jeteses se tij,dhe as ka dashur te behet pjese e tufes.Prandaj, pushtuesit pothuajse nuk kane depertuar kurre brenda tij,si ne pjesen tjeter te vendit,prandaj dhe komunistet e kishin te veshtire, t'a detyronin te mendonte e te sillej si pjesa tjeter e vendit.

    Përgjigju
  • meri: 01/05/2021 13:41

    MASKARENJE.....,nuk keni shitur vetem te ardhmen tuaj por....,edhe te qytetareve te Lezhes.

    Përgjigju
  • Maloku: 01/05/2021 12:23

    Ta çojme videon ke CNN, se me deshmine e ketij pijanecit eshte e sigurte qe vota qenka blere.

    Përgjigju
  • drejtesia: 01/05/2021 12:10

    po te gjithe paplekajt njesoj jane se edhe ai qe vrau xhuvanin ne elbasan nje paplekaj ishte.Kane ngritur pushket ne krahe e o burra ti shprazim dhe pastaj u vjen keq kur i cilesojne si njerez te pa civilizuar

    Përgjigju
  • kafsha: 01/05/2021 11:28

    ja dhe viktimat e politikes se leshit.per lek japin voten dhe per politiken dalin e deklarojne qe kane shitur voten.rezultati:politikani rri ne vile e kafshet injorante duhet te paguajne nje hale pare per te mos shkuar ne burg.

    Përgjigju
  • Kokrat e malokëve: 01/05/2021 10:52

    Keqardhje per injorancen e vazhduar ne shume zona rurale (katunaro-fshatare) që edhe pas 30 viteve qe njerzit janë hapur me Europen... kane nje prapanbetje te thellë nga çso anë... Këta dhe sidimos zonat e ashtuquajtura kâtôlike mbartin në vetvete një prapambetje të pa justifikueshme... Dhe kjo prapambetje i dedikohet politikes qe i la në ketë llum... dhe keta mjeran vazhdon ti perdori si mish per top. PO, PO, MOSH PËR TOP, për vota... Këta injorantë te ketyre zonave kryesishte mbeshtesin ekstremistet Kâtôlikë dhe e faktuan me fitoren e Gjekmarkajt dhe Mark Markut, qe i ben deputet ne emer jo të lirise dhe demoracise, por si anti-mýslýmãn... Pasi ne keto zona vazhdohet ende si DONKISHOTI te luftojne me mullinjt e erës luftojne me Osmanet... Luftojne me Komunnizmin.. Dhe perfundimi ja ku është VERIUN E BUKUR E KANË PERDORUR PËR VOTA... dhe e mbajnë në mjerim po per vota!

    Përgjigju
    • Toni: 01/05/2021 15:16

      Shume dakort me analizen tuaj.Edhe Tom Doshin kryesisht. Se marku e gjekmarku e kane mbaru shkollen e larte dhe nuk kane shit droge por libra

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?