Kronikë

Shkodër/ I publikojnë foto dhe informacion të pavërtetë, 22-vjeçari denoncon në polici: Kanë hapur llogari në 'Tik Tok' me emrin tim

26 Tetor 2024, 13:40| Përditesimi: 26 Tetor 2024, 14:58

  • Share

Policia e Shkodrës ka marrë një denoncim nga një i ri, ditën e sotme se në rrjetin social 'Tik Tok' i kanë hapur një llogari në emrin e tij.

22-vjeçari ka denonuar se në këtë llogari, i janë publikuar foto dhe informacione të pa vërteta.

Sipas policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

"Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetas 22 vjeçar, i cili ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e tij ku janë publikuar foto dhe informacione të pa vërteta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit", njoftoi sot policia.  

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?