I publikuan letrën për të atin, Meghan Markle fiton gjyqin ndaj tabloidit britanik

11 Shkurt 2021, 22:25| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 22:26

  • Share

Meghan, dukesha e Suseksit, ka fituar gjyqin ndaj një tabloidi britanik, që kishte publikuar letrën që i kishte shkruar ajo babait të saj, Thomas Markle.

Bëhet fjalë për letrën që ajo i kishte dërguar të atit në vitin 2018 dhe që u publikua në “Mail on Sunday”.

Sipas gjyqtarit, “publikimi ishte i tepërt dhe i paligjshëm”, duke qenë se ishte një letër private.

Meghan mirëpriti vendimin, duke u shprehur në një komunikatë se “pas dy vitesh, i jam mirënjohëse gjykatës që bëri me faj “The Mail on Sunday”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?