TIRANË- Zbulohen 2 qendra estetike të kthyera në baza prostitucioni në Tiranë, të cilat ishin në pronësi të dy vëllezërve Roshi! Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se dy vëllezërit, Mario dhe Andi, përkatësisht 26 dhe 29 vjeç janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës, teksa është zbardhur edhe skema se si funskionon këto qendra masazhi, edhe pse është tashmë e njohur, pasi kanë qenë jo të pakta rastet kur këto qendra janë shndërruar në strofulla prostiticioni.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se Mario dhe Andi rekrutonin vajza nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për t'i punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave. Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin, i detyronin më pas këto punonjëse, disa prej tyre të mitura që përveç masazhit t'u ofronin klientëve edhe shërbime seksuale. Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.
Ndërkohë është vënë në hetim menaxherja, S.D., 21 vjeç si dhe 5 vajza të tjera që punonin në këto qendra masazhi.
Njoftimi i plotë i policisë
Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit. Operacioni i koduar “Extra Service”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion.
Vihen në pranga dy administratorë e dy qendrave masazhi , për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy administratorë qendrash masazhesh,kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Extra Service", në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit :
M.R., 26 vjeç dhe A.R., 29 vjeç (vellezër), të dy banues në Tiranë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për ti punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave. Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirë edhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit tu ofronin klinetëve edhe shërbime seksuale brenda këtyre qendrave të masazhit. Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.
Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale "Moskallëzim krimi shtetasja S.D., 21 vjeçe, e cila në cilësinë e menaxheres të një prej qendrave, nuk ka treguar për këtë aktivitet të kundraligjshëm që kryhej brenda kësaj qëndre masazhi. Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale "Prostitucioni" 5 shtetase.
Nga ana jonë vijojnë hetimet për bashkëpunëtorë të tjerë në këtë veprimtari kriminale si dhe për identifikimin e klientëve që kanë përfituar shërbime seksuale në këto qendra masazhi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucionit”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” “Mbatjes së lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallzimit të krimit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur".
Gazetari i Report Tv, Merin Maçi ka siguruar foton e dy vëllezërve Mario dhe Andi Roshi, të cilët kishin kthyer 2 qendra masazhi në 'strofull' prostitucioni.
Nuk e kuptoj ku eshte faj i vllezve ato kan hap vend pune ato ne qofte se i kan lidh ato puntore atehere jam ndakort qe te denohen
PërgjigjuPa buke me nit she trupin nuk e shes
PërgjigjuHe se nuk a tu ta ble kush.
TANI TE SHKOJNE NE BURG DHE TI BEJNE PAK MASAZH SHOKEVE TE BURGUT SE KANE KOHE PA BERE MASAZH.........
PërgjigjuPo nqs dy vellezerit i detyronin vajzat per te ushtruar prostitucion atehere pse i arrestojne dhe vajzat?
PërgjigjuKujdes kujdes se paskeni shpik rroten...po qendrat e masazheve bordello jane ne shqiperi dhe ne bote. Lejini gocat te punojne dhe lejini cunat ta nxjerrin te keqen se prandaj zihen si idote ne cdo cep
PërgjigjuNë itali jan të rradha laviret italiane! shumica jan shqiptare e rumune. Dhe dalin shqiptaret dhe bëjn shqiponjën pastaj bajn si të fort me parat e prostitucionit
A nuk kan turp ato vajza?
Përgjigjukajani bre ishat ven, kajani bre burra ishat gurrmaz mes kamvet e hallal e patshi. do spinela kan me ja kaj ishat zymbyl kur ti bje sapuni nqeli.
PërgjigjuSa qesharake jemi si shtet ! Po cdo qender masazhesh ne tiran ofron sex ket e di dhe nje femij 10 vjecar . Ne vim nga shkodra cdo fundjav ne qendra masazhesh per te ber sex . Tani u kujtuat ju te arrestoni keto te shkretet ?
PërgjigjuKeni te dy te drejte.... Ketu duket qe eshte pune pazari,dhe gjen kta frymsat,26 dhe 29 vjec dhe nje femer 21 vjec menaxhere... Pronaret e vertete s dalin ndonjeher
Eshte pune konkurence, te fortet ndersejne policine kunder konkurencse