Flori Mumajesi

VIP & Spektakël

I përlotur, Flori Mumajesi emocionon fansat me videon: E kam shumë të vështirë të largohem, i kam dedikuar jetën (VIDEO)

20 Janar 2019, 18:21| Përditesimi: 20 Janar 2019, 19:25

  • Share

Flori Mumajesi vetëm para pak ditësh publikoi një foto ku shkruante se mendonte të hiqte dorë nga muzika. Sigurisht që kantautori mjaft i dashur për publikun shqiptar ka marrë mesazhe të pafundme që e kanë bërë të reflektojë.

Rrjedhimisht ditën e sotme, vetëm para pak minutash ylli i “Plas” publikoi një video ku shprehte mirënjohje për të gjithë njerëzit dhe dashamirësit që e kanë mbështetur. Me lot në sy Mumajesi u thotë se nuk është ende gati për t’u larguar nga muzika.

Para pak ditësh me anë të një postimi, ndava me ju një emocion që e mendoja prej kohësh. Më shqetëson por thashë ta ndaja me ju. Nga mesazhet e shumta që kam marrë nga dashamirës, kolegë kuptoj që e kam shumë të vështirë të largohem nga ajo që i kam dedikuar jetën. Këngën e ardhshme do mundohem të bëj maksimumin që të vij t’ju përqafoj bashkë me atë, me muzikën. Të dielë të mbarë të gjithëve!”- shprehet Flori në video.

Menjëherë pas këtij postimi kantautori ka marrë shumë komente ku ndjekësit e shumtë tregonin admirimin që ndjejnë për të.

Komento

Komente

  • Shazivar: 20/01/2019 21:07

    Aman Flori mos e bej se nuk na shtyhet jeta pa ty. Aman se i kemi edhe urat e Lanes te uleta dhe nuk vrasim dot as veten po ike ti nga muzika tallava.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?