BRITANI E MADHE- Funeral i mbretëreshës Elizabeth u ndoq nga miliona njerëz dhe të gjithëve u ka bërë përshtypje organizimi në mënyrë të përpiktë të çdo detaji të protokollit. Një “arritje” e tillë padyshim që të shton kureshtjen se kush ka qëndruar pas organizimit të kësaj ceremonie. DailyMail, tabloidi britanik i ka kushtuar një shkrim të detajuar 'dorës së fshehtë' që qëndronte pas. Ai është Edward William Fitzalan-Howard, 65 vjeç, Duka i Norfolkut. Ai nuk është aty rastësisht, pasi paraardhësit e tij kanë qenë të angazhuar në organizimin e kurorëzimit të Elizabeth II në 1953, funeralin shtetëror të Winston Churchill në 1965 si dhe ka investuar te Charles për rolin e tij si Princ i Uellsit në vitin 1969.
Operacioni ‘Ura e Londrës ra’, që nënkupton vdekjen e mbretëreshës ka qenë që fuqi që nga 1960, pra ishte planifikuar prej vitesh sipas protokolleve.
Duka ka pasur takime vjetore në dhomën e fronit të Pallatit Buckingham, duke punuar ngushtë me nënkolonelin Anthony Mather, një anëtar i familjes mbretërore që ka shërbyer për një kohë të gjatë, e ndërsa në 10 vitet e fundit numri i njerëzve që u përfshi në organizimin e funeralit ishte nga 20 në fillim të saj deri në 280 në prill të këtij viti.