Anita Alvarez teksa i ra të fikët

I ra të fikët në provat gjenerale të kupës së Botës, sportisja 25-vjeçare tregon si reagoi kur pa fotot

24 Qershor 2022, 16:50| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 16:54

  • Share

Anita Alvarez është detyruar që të heqë dorë nga finalja e garës së notit të sinkronizuar. Eksperienca në Kupës e Botës që mbahet në Budapest ka përfunduar për notaren 25-vjeçare nga Amerika.

Analizat e saj kanë dalë mirë, por pavarësisht kësaj drejtuesit e skuadrës kanë marrë vendimin që ajo të mos marrë pjesë “për të qenë të sigurt”.

Në një intervistë për “El Pais”, ajo ka treguar edhe reagimin që ka pasur kur ka parë fotot, teksa i ra të fikët dhe përfundoi në fund të pishinës.

25-vjeçarja tha se ishte “shokuar”, por zgjodhi që të shihte anën pozitive të saj.

“Nuk e prisja që të publikoheshin, por ishin të bukura në një farë mënyrë  dhe më pas ndryshova pikëpamnjen time duke u përpjekur që të gjej anën pozitive të kësaj historie. Është e çuditshme që të shohësh vetën nën ujë dhe teksa shoh Andres që më zgjat dorën duke u përpjekur që të më shpëtojë si një superhero. (...) Tani mund t’i shikojë, rreziku ka kaluar”, tha ajo.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?