35-vjeçari, Erlind Shehaj, të cilit i ra të fikët në seancë, është rikthyer në Gjykatën e Durrësit. Masa ka nisur të mbahet normalisht, bashkë me 34-vjeçarin Orges Mona. Sipas burimeve bëhet me dije se 35-vjeçari vuan nga epilepsia dhe se situata e goditjeve epileptike ka qenë e përsëritur ditët e fundit, pasi i riu ka pësuar të paktën 4 goditje të ngjashme në paraburgim dhe është trajtuar nga mjekët e spitalit të Durrësit.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Grabitën me armë një dyqan në Durrës, lihen në burg autorët! Një prej të rinjve i bie të fikët në Gjykatë, dërgohet në spital
SI.E./ReportTv.al