I refuzuan azilin, Gjykata Administrative rrëzon Ministrinë e Brendshme për turkun Selami Simsek

25 Shkurt 2021, 15:14| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 17:13

  • Share

Gjykata Administrative ka rrëzuar Ministrinë e Brendshme për turkun Selami Simsek, të cilit pak kohë më parë i refuzoi azilin. Gjykata Administrative rrëzoi vendimin e Ministrisë së Brendshme për mos dhënien e azilit për Selami Simsek. Avokati mbrojtës i Selami Simsek, Elton Hyseni, tha për Report Tv se do të aplikojnë sërish për azil.

Simsek pretendoi se persekutohej nga shteti turk, për shkak se familjarët e të tij janë dënuar si mbështetës të klerikut Fehtullah Gylen. 

Shtetasit turk Selami Simsek iu refuzua kërkesa për azil nga autoritet shqiptare dhe më konkretisht nga Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë, në Ministrinë e Brendshme, pasi pretendimet e tij janë cilësuar si 'abuzive' dhe 'dukshëm të pabazuara'.

Selami Simsek është arrestuar më 8 korrik 2019 teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit ai tentonte të largohej jashtë vendit me destinacion Kanadanë. Atij iu sekuestrua pasaporta false e cila e çoi në pranga, ndërsa të njëjtin fat pasi dhe shoku i tij Harun Celik i cili u deportua me një procedurë ende me shumë pikëpyetje.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?