Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio

Bota

Marco Rubio i rikthehet sanksioneve ndaj Moskës: Mosarritja e marrëveshjes së paqes me Ukrainën do t'i sjell pasoja

17 Gusht, 22:37| Përditesimi: 17 Gusht, 22:48

  • Share

Sekretari amerikan i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje paqe Rusi-Ukrainë do të ketë “pasoja”, përfshirë vendosjen e mundshme të sanksioneve të reja ndaj Rusisë.

Ai tha se Rusisë nuk i është hequr asnjë sanksionë deri më tani.

'Rusët tashmë po përballen me pasoja shumë të rënda. Nuk ka asnjë sanksion të vetëm që është hequr. Asnjë. Dua të them, ata po përballen me të njëjtat sanksione që kanë qenë në fuqi sot. E gjithë mbështetja amerikane vazhdon për Ukrainën. Dhe në fund të fundit, shikoni, nëse nuk do të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje këtu në asnjë moment, atëherë do të ketë pasoja - jo vetëm pasojat e vazhdimit të luftës, por edhe pasojat e vazhdimit të të gjitha atyre sanksioneve, dhe potencialisht edhe sanksione të reja përveç kësaj', tha ai.

Rubio tha se duhet që luftës ti jepet fund, ndërsa theksoi se SHBA-të kanë mbështur Ukrainën, sipas mediave të huaja.

'Por ajo që po përpiqemi të bëjmë tani është t'i japim fund një lufte, dhe për t'i dhënë fund një lufte, duhet të japësh çdo mundësi që ekziston. Duhet të jesh i hapur për çdo mundësi që ekziston për ta sjellë atë. Dhe ja çfarë duhet t'ua kujtojmë të gjithëve. Dhe kur Presidenti thotë se kjo nuk është lufta jonë, le të jemi të sinqertë: Kjo nuk është lufta jonë. Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë. Ukraina është në luftë dhe ne e kemi mbështetur Ukrainën. Rastësisht jemi në rolin e vendit të vetëm në botë me të vetmin udhëheqës në botë që mund ta sjellë Putinin në një tryezë për të diskutuar këto gjëra', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 18/08/2025 08:01

    Ju mendoni dhe keni mundesine qe ta shkateroni Rusine por para se te shkaterohet Rusia edhe Rusia dote shkateroj dikend pse Rusia nuk eshte Iraku ,dhe ju qe e ndieni veten haq te forte pse nuk i ndihmuat Ukraines qe ne fillim te luftes por e lat te humbasi 1 miljon viktima dhe sot dilni dhe dota mbroni me artikullin 5 kur ky artikull nuk mundet te perdoret per vendet jo anetare te Natos por Rusia e ka ilacin edhe per kete artikull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?