I riu del për peshkim në Durrës dhe nuk kthehet më! Familjarët dyshojnë se mund të jetë mbytur

29 Nëntor 2020, 09:22| Përditesimi: 29 Nëntor 2020, 13:13

  • Share

Një 32-vjeçar që peshkonte me pushkë deti në zonën e Currilave, dyshohet të jetë mbytur ditën e djeshme.

Familjarët kanë njoftuar policinë, pasi Silvi Prifti nuk është kthyer në banesë pasi ka dalë nga shtëpia me veshjen e zhytësit për të peshkuar.

Forcat e policisë, polumbarët dhe Forcat Detare janë duke këkruar në vikën Currila-Kallm për të gjetur të riun nga Kavaja me banim në Durrës.

"Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare", thotë policia.

1606651948_chjh1.jpg

Silvi Prifti

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?