Kokaina e sekuestruar nga agjentët

Bota

Itali/ Shqiptari kapet duke trafikuar drogë në lagjen ‘Don Bosko’, 28-vjeçarit i sekuestrohen gjysmë kilogrami kokainë dhe valutë cash

7 Prill, 16:30| Përditesimi: 7 Prill, 16:36

  • Share

Itali- Policia italiane ka arrestuar një shqiptar nën dyshimin për trafik droge.

Operacioni u bë nga agjentët e Seksionit të Narkotikëve të Bolzanos gjatë fundjavës, pasi morën raportime për një vajtje-ardhje të dyshimtë në një godinë në lagjen “Don Bosco”.

Gjatë kontrollit është kapur një shqiptar 28-vjeçar, me dënime të shumta penale, teksa i jepte kokainë një narkomani në parkingun e një supermarketi në ‘Via Buozzi’.

Burri tentoi të arratisej, por pa sukses, pasi u arrestua. Çelësat që ai tentoi të hidhte ishin të banesës së përdorur si bazë për aktivitetet e tij të trafikut të drogës. Pas kontrollit u gjetën afërsisht gjysmë kilogrami kokainë, 460 euro dhe material ambalazhimi i drogës, informon media italiane.

Një pjesë e mirë e saj ishte në gjendje të ngurtë, tjetra e ndarë në doza nëpër qese dhe e fshehur në paketa cigaresh.

Shqiptari u arrestua për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike. Komisioneri i policisë Paolo Sartori kërkoi heqjen e mbrojtjes ndërkombëtare dhe dëbimin e tij nga vendi në përfundim të paraburgimit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?