I riu me COVID i jep fund jetës, reagon 'Shefqet Ndroqi': Trajtohej prej 4 ditësh në spital, në gjendje të stabilizuar

13 Gusht 2020, 12:02| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 13:41

  • Share

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar në lidhje me vdekjen e 29-vjeçarit. Me anë të një postimi stafi i spitalit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. Sipas tyre i riu po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt vetëvrasjes, po kryhet hetimi nga ana e organeve kompetente.

Postimi i plotë i “Shefqet Ndroqit”:
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.

 


Lajmi kryesor:

Vetëvritet i riu me COVID, nisin hetimet! Kush është i 29-vjeçari, djali i stilistes së njohur që u hodh nga kati i 3-të i Sanatoriumit (FOTO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?